in

Aviacioni civil: “Siguria ajrore dhe interesi i pasagjerëve mbi të gjitha”

Pas letrës së kompanisë Albanian Airlines, mbërrin edhe ajo e Aurotitetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë, që lajmëron zyrtarisht se heqja e certifikatës së Operimit Ajror të Operatorit “Albanian Airlines” si dhe ka pezullimi i fluturimeve të një avioni  të kompanisë “Belle Air” është bërë në “ushtrim të funksionit dhe detyrimeve që ka ky autoritet”, “për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e avionëve që bëjnë pjesë në Regjistrin Aeronautik të Republikës së Shqipërisë”.

Lajmërimi i plotë i Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë

Autoriteti i Aviacionit Civil ka tërhequr dje (datë 10.11.2011) certifikatën e Operimit Ajror të Operatorit “Albanian Airlines” (AL-065) si dhe ka pezulluar ARC (Certifikatën e Rinovuar të Vlefshmërisë Ajrore) të një aeroplani të kompanisë “Belle Air” me shenjë regjistrimi (ZA-ARD). Ky avion si dhe tre avionët që bënin pjesë në Certifikatën e Operimit Ajror (AOC) të operatorit “Albanian Airlines” ishin pjesë e Regjistrit Aeronautik të Republikës së Shqipërisë.

Ndërhyrja e Autoritetit të Aviacionit Civil bëhet në ushtrim të funksionit dhe detyrimeve që ka ky autoritet, në përputhje me standardet e ICAO-s, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e avionëve që bëjnë pjesë në Regjistrin Aeronautik të Republikës së Shqipërisë. Duke ruajtur si prioritet kryesor sigurinë ajrore dhe interesin më të mirë të pasagjerëve me të dy operatorët ajrorë të licencuar prej tij, Autoriteti i Aviacionit Civil mbetet i vendosur të ushtrojë rigorozisht detyrën dhe funksionet e tij si dhe të kërkojë po rigorozisht respektimin e kritereve dhe standardeve të ICAO-s dhe EASA-s nga të dy këta operatorë që përdorin avionë që janë pjesë e Regjistrit Aeronautik Shqiptar.

Ky vendim iu komunikua edhe “Komitetit  të Sigurisë Ajrore” pranë KE-së.

Lexo edhe: Bllokohen fluturimet e Albanian Airlines-it

Bllokohen fluturimet e Albanian Airlines-it

Altin Belulaj i kish shpëtuar drejtësisë duke u hequr si rumun