in

Avokatët shqiptarë në Itali bashkohen në shoqatë

Krijohet A.A.I. – Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Itali

 

Më 26 janar 2019, mëse 30 avokatë shqiptarë që ushtrojnë profesionin në krahina të ndryshme të Italisë u mblodhën në Firence dhe themeluan Shoqatën e Avokatëve Shqiptarë në Itali (Associazione Avvocati Albanesi in Italia – A.A.I.), duke realizuar kështu një projekt për të cilin punohej prej disa vjetësh. 

“Shoqata – lexohet në komunikatën e shtypit – ka për qëllim mbrojtjen e avokatëve shqiptarë ose me origjinë shqiptare në Itali dhe jashtë vendit, duke vlerësuar rolin e tyre shoqëror dhe etikën profesionale, duke dhënë kështu vetes si qëllim përfundimtar garantimin e të drejtave të individit”.

“Për realizimin e qëllimeve të saj, Shoqata synon kryesisht të përhapë vlerat e profesionit ligjor dhe të promovojë pjesëmarrjen e avokatit shqiptar në organe të ndryshme”. Për më tepër, qëllimi i shoqatës është “të monitorojë dhe të ndërmarrë akte konkrete në mbrojtje të të drejtave të individëve dhe në veçanti të shtetasve shqiptarë të pranishëm në territorin italian, të ndërmarrë nisma që kanë për qëllim paraqitjen dhe modifikimin e normave ligjore, si dhe krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me institucionet italiane, shqiptare, ndërkombëtare dhe me privatët”.

Këshilli drejtues i shoqatës A.A.I. përbëhet nga:

Avokatja Uljana Gazidede (Dhoma e Avokatisë Bari), Presidente; 
Avokati Arjol Kondi (Dhoma e Avokatisë Fermo), Zëvendës president;
Avokatja Esmeralda Elmazi (Dhoma e Avokatisë Torino), Sekretar;
Avokati Praktikant Orient Hoxha (Dhoma e Avokatisë Firenze), Arkëtar;
Avokatja Ilda Beqo (Dhoma e Avokatisë Modena), Këshilltar;
Avokatja Elena Vengu (Dhoma e Avokatisë Milano), Këshilltar;
Avokatja Admira Beqiraj (Dhoma e Avokatisë Urbino), Këshilltar;
Avokatja Stela Kapllani (Dhoma e Avokatisë Romë), Këshilltar;
Avokati Praktikant Taulant Aliraj (Dhoma e Avokatisë Rovigo), Këshilltar; 

Këshilli i Garantëve përbëhet nga: 

Avokatja Ina Begici, Dhoma e Avokatisë Pesaro;
Avokati Gentian Alimadhi, Dhoma e Avokatisë Parma;
Avokati Endrit Fufi, Dhoma e Avokatisë Milano.

Shoqata ka selinë legale në Romë (Piazzale Clodio nr. 18) dhe selinë operative pranë studios së Presidentes së saj në Bari. Mund të kontaktohet në adresën elektronike: avv.alb.it@gmail.com.

In italiano: Gli avvocati albanesi in Italia si riuniscono in un’associazione

Rikthehet Çmimi Anna Cenerini Bova: 2.000€ për të riun e vitit

A.A.I.: “Appello alle istituzioni per riaffermare i principi di solidarietà e umanità”