Autori i krimit, Hysen Biba, arrestohet brenda dy orëve
Tiranë, 31 korrik 2012 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, në maternitetin “Koço Glozheni” ka tronditur Tiranën. Në një çast çmendurie, për shkaqe ende të paqarta, babai ka hedhur djalin e tij të porsalindur nga dritarja e katit të katërt në maternitetin Koço Glozheni të kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga spitali djali, i lindur pak ditë më parë, u mbajt me përpjekjen këmbëngulese të mjekëve edhe për pak ore në jetë, por i vogli nuk mundi t’u rezistonte traumave të pësuara nga rënia kështu që ndërroi jetë po gjatë natës së djeshme. Ndërkaq nëna e foshnjës në gjendje të rëndë psikologjike është nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, që kane nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Autori i ngjarjes, i identifikuar si Hysen Biba, 29 vjeç nga Kukësi, është larguar nga materniteti.
Menjëherë pas ngjarjes Biba është larguar me mjetin e tij por është arrestuar nga policia në Kamëz. Për arrestimin e tij ka ndërhyrë i vëllai i cili ka negociuar me të për të bërë të mundur arrestimin në më pak se 2 orë.
Sipas dëshmive të familjarëve, Biba vuante nga depresioni. Një nga pistat që po ndjek policia është ajo e dyshimit të mundshëm për atësinë.