GUS – Gruppo Umana Solidarietà vë në dispozicion të të huajve, që dëshirojnë të kthehen, një ndihmë financiare për udhëtimin e kthimit dhe për nisjen e procesit reintegrues në vendlindje
Projekti i Gruppo Umana Solidarietà – GUS, “Back to the Future”, i financuar nga ministria e Brendshme italiane me Fondin Evropian të Azilit, Migrimit dhe Integrimit (FAMI), mund të jetë një ndihmë për rinisjen e një jete të re në atdhe të të huajve jokomunitarë, përfshirë shtetasit shqiptarë, që paraqesin kërkesë.
Projekti “Back to the future” mbështet konkretisht ata që vendosin të kthehen duke u ofruar pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe mbi të gjitha një mbështetje të personalizuar për reintegrimin e të kthyerve në Atdhe.
Mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë një leje qëndrimi por edhe ata që dokumentin e qëndrimit nuk e kanë më apo nuk e kanë pasur ndonjëherë e vendosin të kthehen. Janë të përjashtuar të gjithë ata që kanë përfituar më parë nga programe të ngjashme riatdhesimi vullnetar të ndihmuar, ata që kanë marrë masë dëbimi si sanksion penal, kur nuk ka respetuar afatin e riatdhesimit vullnetar apo kur masa e dëbimit parashikon shoqërimin e personit në kufi nga forcat e rendit.
Çfarë ofron
Në Itali
– Orientim e konsulencë para-nisje;
– përcaktim të një Plani Individual Reintegrimi (PIR) me konsulencë të personalizuar;
– ndihmesë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe në aeroportin e nisjes, përfshirë edhe blerjen e biletës po të jetë e nevojshme;
– ndihmesë dhe organizim logjistik dhe ekonomik për udhëtimin e kthimit, përfshirë edhe pagesën e shpenzimeve për ngrënie e fjetje në Itali deri në çastin e nisjes;
– dhënien e një kontributi para-nisje në masën 400,00 €.
Në vendlindje
– Marrje në ngarkim të personit të kthyer nga një partner lokal dhe mbështtje për realizimin e Planit Individual të Reintegrimi, PIR, për gjashtë muaj nga data e kthimit;
– për realizimin e PIR do të ofrohen në mall e shërbime, si ndihmesë për reintegrim, deri 2.000 € (për shembull, mallra të domosdoshme jetese, shpenzime për shtëpinë, materiale dhe shërbime për nisjen e një pune apo hapjen e një aktiviteti privat).
Në rastin e bërthamave familjare, kontributin para-nisje prej 400,00 € dhe ndihmesën e reintegrimit prej 2.000,00 € do ta përfitojë çdo pjesëtar i familjes.
Si aplikohet
Për të përfituar nga ky projekt, i interesuari duhet të shkruajë një mail në rimpatri[at]gus-italia.org ose të telefonojë në numrin +39.3711124916 (nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në orën 17:00). Më pas do të kontaktohet nga GUS për të formalizuar kërkesën e riatdhesimit përmes përpilimit dhe nënshkrimit të një formulari (RVAR) të cilit i bashkangjit të gjithë dokumentacionin që i kërkohet.
Për më shumë informacione, mund të konsultohet portali i dedikuar këtij projekti BACK TO THE FUTURE ose të telefonohet në numrat:
+39 06 64000134 (nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në orën 17:00)
+39 371 1124916 (nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në orën 17:00)