Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se për gjysmën e parë të këtij viti dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 342 milionë eurove.
Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2010, remitancat kanë rënë me 12%, ndërsa krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2009, rënia është 19%. Këto të dhëna dëshmojnë se fenomeni i rënies së remitancave po fiton vazhdimësi dhe është tashmë një tendencë në ekonominë tonë.
Sipas bankës së Shqipërisë, kjo rënie është një dukuri normale dhe që është verifikuar edhe në vendet e tjera që kanë pasur valë të mëdha emigracioni.