Arrestohet shoferi shqiptar i kamionit ku ishin fshehur. Trageti vinte nga Greqia
Romë, 30 tetor 2011 – Policia e kufirit në Bari ka zbuluar mëngjesin e sotëm 63 emigrantë të parregullt në tragetin “Superfast” që ishte nisur nga Greqia.
Të gjithë emigrantët, meshkuj të rritur nga Afganistani, ishin ngjeshur brenda një kamioni frigorifer, shoferi i të cilit shqiptar, u arrestua. Menjëherë kanë nisur procedurat për rikthimin në Greqi të klandestinëve.