in

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, koha për të vendosur

Nga Ela Daci*

Jemi në prag të vendimit të Bashkimit Evropian nëse do të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Evropian, më 18 tetor 2019, mund të shprehet mbi hapjen e negociatave. Vendim i cili vjen në një kohë kur shtetet e Bashkimit Evropian përballen me sfida të shumta, çështjet si: Brexit, migracioni, krizat politike, rritja e populistëve, ulja e GDP-së, po ashtu edhe fillimi i punës së Komisionit të ri Evropian.

Njëzet vite më parë, luftrat shkatërruese dhe të përgjakshme pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më në fund morën fund po ashtu edhe konflikti në Kosovë.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë e tyre u shkatërruan dhe u duhej një dorë për të dalë nga situata në të cilën ishin zhytur. Ballkani Perëndimor ka qenë, në kohët e fundit, në axhendën e Bashkimit Evropian dhe të Amerikës duke u shfaqur si mundësi, destabilizimi dhe rreziku.

BE-ja, në vetvete, është rezultat i një projekti paqeje dhe sigurie, por për të stabilizuar Evropën do të duhej të motivoheshin qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rindërtuar, reformuar dhe demokratizuar shtetet dhe shoqëritë e tyre. Rajoni, gjithashtu, duhet të bashkohet rreth një qëllimi që të nxisë akoma më shumë bashkëpunimin dhe të lehtësojë pajtimin. Këto janë ndër arsyet për anëtarësimin në BE.

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Selanik 2003, shënoi rrugën drejt integrimit të BE-së. Ky angazhim historik, i përsëritur në Samitin e Sofjes në maj të 2018, rikonfirmoi vendosmërinë e BE-së për të përhapur stabilitetin, sigurinë dhe demokracinë në të gjithë kontinentin dhe të sigurojë një të ardhme të përbashkët evropiane.

16 vjet pas Selanikut, zgjerimi është dëshmuar të jetë një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Vetë BE pranon progresin e bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Këta të fundit kanë transformuar ekonomitë, ligjin, administratën publike dhe aparatet e sigurisë.

Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se ky përparim nuk do të ishte i mundur pa perspektivat e qarta të anëtarësimit në BE. Qëllimi i të cilit shërben si një motivues i fuqishëm për qeveritë dhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i nënshtrohen reformave të nevojshme, por shpesh edhe të dhimbshme. Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i pavëmendshëm ndaj këtij realiteti dhe të kërkojë justifikime për të mos ecur përpara me procesin e integrimit në BE.

Në një letër, presidentët e tanishëm dhe të ardhshëm të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Ursula von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli thanë që të dy kombet e Ballkanit kanë bërë “atë që i kemi kërkuar”. Ata shkruajnë se “BE përballet me një zgjedhje strategjike dhe nëse BE vendos tani të hapë bisedimet e pranimit … është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen”. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që ne BE-ja i kërkoi. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë. Ata e përfunduan letrën duke thënë: “Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet”.

Në Luksemburg më 15 tetor 2019, Ambasadorët e BE-së u takuan për një seancë të jashtëzakonshme mbi çështjen e zgjerimit. Në mbledhje, i dërguari i Parisit Philippe Léglise-Costa ishte i vetmi, sipas diplomatëve të BE-së, që fliste kundër hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca po ndalon zgjerimin e BE-së në pritje të reformave të mëdha nga Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu pret nga Komisioni Evropian të vendosë në tryezë një metodë të re për negociatat, më pak teknokratike e më shumë politike.

Zgjerimi i BE-së ka një ndikim të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor në dhjetë vitet e ardhshme. Procesi i zgjerimit të BE-së do të funksionojë vetëm nëse është gjithëpërfshirës, nëse institucionet janë të pavarura, nëse respektohet ligji dhe ndryshimin tij për integrimin në BE.

Ky i fundit ka dhënë rezultate të kufizuara deri më tani (veting-u në Shqipëri). Politika e zgjerimit mund të ndihmojë në integrimin e vlerave themelore të BE-së dhe të kontribuoi në forcimin e Bashkimit. E ardhmja nuk mund të shihet ndryshe përveç asaj të një projekti të gjerë Evropian duke u bazuar dhe formuar në një të ardhme të përbashkët për të kapërcyer sfidat e brendshme dhe të jashtme të shekullit XXI.

Vendet janë në pritje pasi ato kanë bërë gjithçka që BE-ja më parë i kërkuar dhe me të drejtë është koha për të filluar bisedimet. Mund të ndodhi që vetëm Maqedonia e Veriut të filloi bisedimet, kurse Shqipëria duhet të presi pranveren e 2020-s. Hipotizohet që BE-ja mund t’i japi disa kushte Shqipërise siç zbatimi i formës gjygjësore, përparim në reformen zgjedhore, vazhdimi i hetimeve ndaj gjygjtarëve dhe prokuroreve të dyshuar si rezultat i gjetjeve nga proçesi i vetingut etj.  Shqipëria është ndër vëndet më pro BE-se në krahasim me vëndet e tjera të rajonit të cilat shihen më pak të përkushtuar në procesin e pranimit në BE, shembulli i Serbise. Kjo e fundit ka hapur negoziatat më 21 janar të 2014.

Procesi i negociatave zgjat shumë vite për të përcaktuar nëse Shteti përkatës është i përshtatshëm për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian apo jo. Megjithatë qeveritë e rajonit nuk duhet të ndalin së punuari për të ardhmen e qytetarëve të tyre. 

*Ekonomiste, eksperte e fondeve të NATO-s e BE-së pranë Link Campus University në Romë
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

BRENGA IME SHQIPTARE

FUSTANELLA – Ura që lidh Adriatikun