in

BE zgjat deri më 2015-tën lehtësirat tregtare për vendet e Ballkanit

Bashkimi Evropian vendosi më 30 dhjetor të zgjasë deri në fund të vitit 2015 afatin e regjimit preferencial tregtar me vendet e Ballkanit, njoftoi Komisioni Evropian në një komunikatë.

Produktet e vendeve si Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi dhe Kosovë do të vazhdojnë të përfitojnë tarifa preferenciale doganore në Bashkimin Evropian.

Regjimi preferencial tregtar plotëson marrëveshjet stabilizim-asociimi që kanë të bëjnë vetëm me një numër të kufizuar produktesh nga vendet e Ballkanit, si vera, sheqeri, disa produkte mishi gjedhi dhe disa produkte peshku. Ky regjim do të jetë veçanërisht i dobishëm për Kosovën, sepse ky vend nuk ka një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në, ndryshe nga ekonomitë e tjera në rajon, shpjegon Komisioni.

Regjimi preferencial tregtar i krijuar në vitin 2000 dhe i rinovuar në vitin 2005 pritej të skadonte më 31 dhjetor 2010, por Komisioni kishte propozuar në fillim të vitit 2010 të zgjaste afatin deri në vitin 2015.

Edhe Ambasada e Kosovës lëshon pasaporta biometrike

Gëzuar Vitin e Ri!