Piloti Luca Calderini ka fraktura në gjymtyrë, por është jashtë rrezikut për jetën
Tiranë, 13 gusht 2013 – Një helikopter italian është rrëzuar në zonën malore të Terpanit në rrethin e Beratit, sot rreth orës 14:30.
Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur piloti Luca Calderini, 46 vjeç, nga Torino, ndërsa dhe është shkatërruar edhe helikopteri i firmës italiane “Geotec SPA Albania”, e cila merret me kërkimet e naftës në Berat.
Pas aksidentit, piloti – jashtë rrezikut për jetën – është dërguar në spital në Tiranë me fraktura në krahë e këmbë.
Ende të paqarta shkaqet e aksidentit, por mendohet që helikopteri ka qenë duke u ulur në tokë, dhe është rrëzuar, ndoshta për shkak të një defekti në helikë, nga një lartësi jo shumë e madhe.