in

Bergamo. Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari i masakruar me shkop

Forcat e rendit pasi e kanë identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, kanë nisur hetimet për gjetjen e vrasësve

Romë, 9 dhjetor 2013 – E kanë qëlluar me shkop apo shufër hekuri në kokë dhe e kanë lënë të vdekur e të shpërfytyruar në një fushë. Për identifikimin e tij forcat e rendit i kanë marrë shenjat e gishtërinjve: është shqiptar 37 vjeç (emri akoma nuk bëhet i ditur), rezident në Verdellino të Bergamos.

Trupin e kanë zbuluar mëngjesin e të dielës një çift që kish nxjerrë shëtitje qenin. Ndërsa kanë qenë në rrugën Garibaldi që kalon mes fushave, kanë pikasur kufomën dhe kanë lajmëruar forcat e rendit.

Nga një ekzaminim i parë është vërejtur që kishte plagë të rënda vetëm në kokë që duhet t’i jenë shkaktuar nga të qëlluarit me ndonjë shkop apo shufër hekuri. Në xhepa nuk i janë gjetur dokumente, për plagët e marra, tiparet e fytyrës ishin të padallueshme, ndaj e vetmja mundësi identifikimi ka qenë ajo përmes shenjave të gishtërinjve.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vrasjes: mendohet për larje hesapesh për drogë apo vjedhje e deri te ndonjë zënie personale e mbyllur keqazi. 37-vjeçari nuk rezulton i përndjekur, një precedent që ka pasur me drejtësinë rezulton të mos jetë i rëndësishëm dhe për më tepër është i para dhjetë vjetëve.

Sipas hetuesve, vrasja duhet të jetë bërë në vendin ku është gjetur kufoma, pasi aty ka shumë gjak:  37-vjeçari është çuar i gjallë aty, është qëlluar egërsisht dhe është lënë i vdekur. Agresorët duhet të jenë larguar më pas me makinë e duhet të kenë marrë me vete edhe armën e krimit.

Renzi: “Tragjeditë e imigracionit janë tragjedi italiane që shpesh harrohen”

Mësimi i Mandelës