in

Bergamo. “Paguaj, përndryshe i thashë gruas që shkon me prostituta”

Me këtë kërcënim, një 29-vjeçar i ka zhvatur 6 mijë euro një 65-vjeçari

Romë, 26 shkurt 2014 – “Ose më jep para, ose do t’i them tët shoqeje që ke shkuar me një prostitutë”. Kështu një 29-vjeçar ka kërcënuar një 65-vjeçar të Val Serianës në provincën e Bergamos, për disa javë rresht. Ka arritur t’i zhvatë 6 mijë euro, por më 25 shkurt është arrestuar në flagrancë nga karabinierët, ndërsa i moshuari po i jepte “këstin” e radhës.

I arrestuari, një shqiptar të cilit i jepen vetëm inicialet, K.A., beqar e i papunë, është rezident në rrugën Roma në Terno d’Isola.

Ka qenë i moshuari që ka paditur 29 vjeçarin. Duke mos duruar dot më kërcënimet e vazhdueshme të shqiptarit ka shkuar te karabinierët e ka treguar të vërtetën. Problemet e 65-vjeçarit kishin nisur nëntorin e vitit të shkuar kur kishte pasur një marrëdhënie seksuale me një prostitutë rumune. Nga ai moment kish rënë pre e kërcënimeve të shqiptarit se do t’i tregonte të gjitha të shoqes. Në këmbim të heshtjes, K.A. pretendonte çdo javë të holla e në dy-tre muaj i moshuari i kishte dhënë rreth 6.000 euro.

Të martën (dje), në takimin e caktuar për t’i dhënë paratë e kërkuara herën e fundit, 65-vjeçari shkon i kontrolluar nga karabinierët. Sapo 29-vjeçari merr paratë, e kanë arrestuar në flagrancë dhe e kanë mbyllur në burgun e Bergamos.

Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Politologu Sartori kundër fëmijëve (myslimanë)

Shkolla italiane. Mbyllen regjistrimet on line në fillore, tetëvjeçare dhe të mesme