in

Berisha, një tjetër shqiptar me shqiponjën e Lazios

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, tashmë do të  luajë në Lazio përkrah Canës

Romë, 2 shtator 2013 – Berisha vjen në Romë. Portieri i kombëtares shqiptare 24-vjeçari Etrit Berisha do të luajë me kapitenin kuqezi në skuadrën e Lazios. Edhe pse përflitej prej disa javësh, më në fund lajmi është zyrtar dhe e jep Kalmar FF, skuadra suedeze me të cilën luante Berisha.

Mbi të ardhmen e tij në Romë, portieri shqiptar ka deklaruar: “Jam i kënaqur që më jepet mundësia të luaj me Lazion”, që nuk ka harruar të fëlënderojë Suedinë “Falënderoj drejtuesit e të gjithë tifozët që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Ka qenë nder për mua të luaja me Kalmar. Do të më marrë malli për të gjithë”. Berisha ka veshur fanellën e Kalmar që në vitin 2008 dhe ka luajtur 90 ndeshje.

Bashkë me Berishën bëhen tre shqiponjat kuqezi që i bashkohen asaj laciale: përveç Igli Tares, prej disa vitesh drejtor sportiv i klubit, me Lacion luan edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

 

Të huajt për hotelet shqiptare: Yje pa kriter, shërbim jo cilësor

Referendum immigrazione. Firma anche Berlusconi (e Maroni si arrabbia)