in

Berlusconi, politikani i preferuar i emigrantëve në Itali

Sondazhi i Institutit Piepoli: zgjidhet edhe nga emigrantët pa leje qëndrimi. Sidoqoftë preferencat e emigrantëve të rregullt shkojnë djathtas ndërsa ato të klandestinëve shkojnë majtas

berlusconi.gifMilano, 12 maj 2010 – Silvio Berlusconi është politikani më i preferuar i emigrantëve, qofshin këta të rregullt apo klandestinë. Këtë thotë sondazhi i kryer nga Instituti Piepoli për llogari të qarqeve të PDL-s “Promotori della libertà” dhe i prezantuar dje nga koordinatorja kombëtare Michela Vittoria Brambilla.

Po të merrnin shtetësinë, 42% e “italianëve të rinj” do të votonte Siolvio Berlusconin; renditet i dyti shumë larg të preferuarit të parë, sekretari i PD-së, Pierluigi Bersani me 25%, i treti Pierferdinando Casini me 11%, ndihet më pranë kryeministrit, ndjek Di Pietro me 9% dhe i fundit renditet Umberto Bossi me vetëm 8%.

Por ka dallime mes preferencave të emigrantëve të rregullt dhe atyre të parregullt: preferencat e të parëve shkojnë më djathtas ndërsa ato të klandestinëve shkojnë më majtas se mesatarja. Për të parët, Berlusconi hipën deri në 45% të preferencave, Bossi në 11%, Casini në 12% ndërsa Bersani zbret në 22% dhe Di Pietro në 8%. Për klandestinët Bersani hipën në 30%, Di Pietro dhe Casini marrin nga 10% të preferencave, kurse kryeministri Berlusconi zbret në 39% dhe Bossi në 4%.

 

Elsa Lila, grevistja 203

Hakiu, çiklisti që nuk dorëzohet