in

Elsa Lila, grevistja 203

“Shqipëria do të jetë Zonjë ashtu si zonjat e jashtëzakonshme që kanë 9 ditë të ngujuara në uri, me të cilat do të bashkohem menjëherë. Ky bulervard ku ndodhem sot është shtëpia e shqiptarëve të ndershëm”, përshëndeti ajo publikun pak çaste para se hynte në çadrat e grevistëve.

elsalilapic.gifRomë, 9 prill 2010 – Këngëtarja e njohur Elsa Lila është futur sot në mesditë në grevën e urisë që Partia socialiste ka ndërmarrë më 30 prill për hapjen e kutive të votimit e për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

“Jam një qytetare ashtu si qindra mijëra bashkëqytetarë të mi. Jam larguar këtej, por kam lënë shpirtin në Shqipëri. Mbrëmë në darkë isha në çadrat e grevës së urisë. Grevistët më dhanë bindjen se ky vend është i destinuar të rilindë, ashtu si do rilindë. Unë e di mirë Shqipëria do bëhet zonjë, ashtu si zonjat e jashtëzakonshme që kanë 9 ditë të ngujuara në liri” u shpreh Elsa Lila.

“Unë jam Elsa, sepse ky është emri që më dhanë prindërit e mi, por sot unë jam edhe Shega, jam Olta, Elisa që sapo iku…jam çdo grua e fortë e çdo burrë i rëndë që e do këtë vend të lirë e të begatë” bëri për vete qindra simpatizuesit e mbështetësit e grevës që ishin mbledhur edhe sot në bulevard përpara çadrave të grevistëve.

elsalila2_n.gif“Sot dua t’u drejtohem burrave të fortë të këtij vendi, bëni cfarë të doni por kujdes se cfarë bëni sepse nje popull ka të drejtë të jetojë në liri. Dhe liria nuk mund të qëndrojë përjetësisht në kuti të kyçura me çelësa pushtetesh. Dua t’u them që Europa e lirisë dhe e demokracisë ngrihet mbi sakrificat e europianëve mendjendritur dhe shpirtfortë”, theksoi Lila.

“Tani po shkoj të bashkohem edhe unë me Shegën, Oltën, Ledin, Florën, Mozën, Ermonelën, me të gjithë shqiptarët e ndershëm. Futem në grevë me dëshirën time – e mbylli fjalën e saj të shkurtër por plot pasion këngëtarja që menjëherë më pas iu bashkua grevistëve.

Nga nata e parë e kësaj greve urie deri më sot, janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” plot 15 grevistë.

 

Oni Pustina fitues i “Dancing with the stars Albania”

Berlusconi, politikani i preferuar i emigrantëve në Itali