in

“Besa, një kod nderi”. Ekspozita në Bolonjë

Përurohet më 24 nëntor në orën 13.00 në mjediset e Asamblesë Legjislative të Emilia Romagna-s, rruga Aldo Moro 50, Bologna. Një rast për të njohur histori prekëse e të bukura shqiptarësh që gjatë luftës së dytë botërore u shpetuan jetën qindra hebrenjve

Numërohen 69 shqiptarë që janë nderuar nga Izraeli e Yad Vashem, muzeu i Holokaustit në Jerusalem, me titullin “I drejti mes kombeve”, titull që u jepet të gjithë atyre që gjatë viteve të persekutimeve raciale rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenj. Sepse nga pushtimi nazist në 1943 deri në çlirimin e vendit, autoritetet shqiptare, por edhe qytetarët e thjeshtë, bënë një qëndresë të guximshme për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë. Refuzuan t’i dorëzonin dhe i fshehën, në emër të Besës.

Këtë histori të jashtëzakonshme sjell ekspozita “Besa, një kod nderi. Shqiptarë myslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Shoah”. Është realizuar nga muzeu Yad Vashem dhe përbëhet nga një sërë imazhesh të fotografit amerikan Norman Gershman, që për pesë vjet ka përshkuar gjerë e gjatë Shqipërinë duke rikuperuar dëshmitë e këtyre akteve të mrekullueshme dhe duke i dokumentuar ato përmes portreteve të shpëtimtarëve apo të pasardhësve të tyre.

Për të parën herë në Itali u soll në muzeun hebraik Carlo e Vera Wagner të Triestes në shtator 2009. Për domethënien e thellë historike dhe për vlerën e saj etike, ekspozita “Besa, një kod nderi” ka shëtitur më pas edhe në qytete të tjera të Italisë.

Nesër do të përurohet në orën 13.00 në mjediset e Asamblesë Legjislative të Emilia Romagna-s (viale Aldo Moro 50, Bologna) nga presidentja e Asamblesë, Simonetta Saliera, dhe nga përfaqësues përfaqësuesve të shoqatave kryesore kulturore dhe fetare të Bolonjës.

Do të qëndrojë hapur deri më 28 dhjetor.

Lexo edhe: Histori shqiptarësh që mbrojtën hebrenjtë

 

Moti i keq: tre të vdekur, përmbytje, mungesë energjie elektrike dhe uji

Java e kulturës shqiptare në Parma. Scanderbeg në festë