in

Bie nga dritarja e katit të tretë, vdes djali 7 vjeç

I biri i një çifti shqiptar në Asti, i lënë vetëm në shtëpi, ka humbur ekuilibrin ndërsa ka qenë në dritare e ka rënë poshtë

Romë, 19 tetor 2013 – Ka vdekur në moshën 7vjeçare ndërsa rrinte vetëm në shtëpi. Tragjedia në një familje shqiptare në Asti, djali i vogël i të cilës ka rënë nga kati i tretë dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes nga forcat e policisë, djali gjendej vetëm në shtëpi e duhet të ketë humbur ekuilibrin ndërsa ishte me trupin gjysmë jashtë në dritaren e banjës.

Kanë qenë të lehurat e një  qeni që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, që kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.

Fatkeqësisht për vogëlushin, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të, ka ndërruar jetë sapo e kanë shtruar në spital.

Per un nuovo approccio al turismo culturale in Albania

Teramo. Vdes i burgosuri, ndoshta kishte kapsula me kokainë në stomak