Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë flasin për një ulje të ndjeshme të dërgesave të emigrantëve gjatë vitit 2010. Gjatë këtij viti ato kanë shënuar pikën më të ulët të tyre në shtatëvjeçarin e fundit. Duke e thënë me shifra gjatë vitit 2010 dërgesat kanë qenë “vetëm” 695 milionë euro, një shifër kjo mjaft më e vogël se ajo e regjistruar në vitin 2007, kur ato arritën kulmin duke shënuar nivelin prej 952 milionë euro.
Prej vitesh dërgesat e emigrantëve kanë qenë një burim i domosdoshëm si për të ardhurat e familjeve ashtu dhe për nevojën e vendit me valutë. Këtë nevojë të fundit me sa duket po fillon ta plotësojnë pjesërisht investimet direkte të huaja. Për vitin 2010 banka e Shqipërisë bën të ditur se ato kanë arritur në një nivel shumë të lartë: 827 milionë euro.