Jam e huaj e kam një fëmijë me një italian. Është italian edhe djali ynë? A duhet të kërkoj shtetësinë për të? Duhet t’i bëjmë lejen e qëndrimit?
Romë, 22 qershor 2016 – Bijtë e lindur nga çifte të përziera, me njërin prej prindërve italian e tjetrin të huaj, fitojnë menjëherë shtetësinë italiane vetëm nëse prindi italian e njeh si fëmijën e vet.
Nëse qytetari italian e njeh ligjërisht të birin që në lindje, foshnja është automatikisht shtetas italian. Për rrjedhojë , nuk ka nevojë të futet në lejen e qëndrimit të prindit tjetër as të pajiset me leje qëndrimi të vetën, sepse për Italinë nuk është i huaj. Edhe nëse fëmija fiton shtetësinë e prindit të huaj, përveç asaj italiane, mbetet gjithnjë italian, pra nuk ka nevojë për leje qëndrimi.
Ndryshon puna kur fëmija, edhe pse i biri i një italiani, nuk njihet ligjërisht si i tillë nga prindi italian. Për rrjedhojë fëmija nuk merr shtetësinë italiane e duhet të futet në lejen e qëndrimit të prindit të huaj sepse për Shtetin ai është qytetar i huaj.
Kur njohja e fëmijës bëhet ndërsa është i mitur
Nëse prindi italian e njeh fëmijën si birin e tij kohë mbas lindjes, dhe nëse fëmija është akoma i mitur, atij do t’i njihet automatikisht shtetëia italiane pasi të jetë përfunduar rrugëtimi burokratik i njohjes apo i deklarimit gjyqësor. Në rastin konkret, fitimi i shtetësisë është konseguencë e njohjes së lidhjes fmiljare dhe statusi i qytetait italian duhet të ddëshmohet nga zyra kompetente.
Në këtë rast, nga çasti që fëmija bëhet italian, nuk ka më nevojë për lejen e qëndrimit, e as të vihet në atë të prindit të huaj, sepse edhe pse mund të ketë dy shtetësitë, për Italinë është italian e për rrjedhojë do të ketë të gjitha dokumentet si i tillë e jo si i huaj.
Kur njohja e atësisë bëhet pasi fëmija ka mbushur moshën madhore
Nëse njohja lidhjes atë-bir bëhet kur ky i fundit e ka mbushur moshën madhore, i biri ruan shtetësinë e huaj. Për t’u bërë italian, në këtë rast, brenda një viti nga njohja e prindit italian, i biri duhet të zgjedhë shtetësinë italiane. Kjo do të thotë se shtetësia italiane nuk i njihet automatikisht, por i interesuari duhet të bëjë deklarimin e vullnetit të tij për t’u bërë shtetas italian pranë autoriteteve kompetente benda një viti nga njohja ligjore e prindit italian.
In italiano: Cittadinanza, i figli delle coppie miste sono automaticamente italiani?
Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)