in

Bllokohen në Durrës, automjete të vjedhura në Itali

 

Durrës, 8 shkurt 2011 – Forcat e policisë së Durrësit kanë bllokuar mbrëmjen e kaluar dy automjete, që rezultojnë të jenë vjedhur në Itali, ndërsa për drejtuesit e tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Sipas burimeve të policisë lokale, autovetura tip Benz me targë TR 29 54 L, pas verifikimeve të kryera, rezultonte e vjedhur në vendin fqinj që në prill të vitit 2002, ndërsa automjeti tip AUDI A4 me targa CA 263 ZL, i cili rezulton të jetë vjedhur 9 muaj më parë po në Itali.

Sipas të njëjtave burime, procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesit e autoveturave, 46-vjeçarin F. K. dhe 26-vjeçarin S. Ll. do të sqarojë rrethanat e trafikimit të këtyre mjeteve si dhe falsifikimin e dokumenteve përkatëse pranë organeve doganore e kufitare në të dy vendet.

Top Gear: Shqipëria është “foleja e hajdutëve të makinave”

Lejeqëndrim më i lehtë për emigrantët që kanë fëmijë