in

Bllokohen në Vlorë 1,5 kg kanabis. Arrestohet mbajtësi

23-vjeçari Ledjo Ndoni nga Fieri, po transportonte 1,5 kg kanabis sativa për në Itali. Bllokohet droga dhe arrestohet mbajtësi

Tiranë, 4 tetor 2011 – Policia e Vlorës bllokoi dje në mbrëmje një sasi prej 1,5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që do të trafikohej në Itali, dhe arrestoi poseduesin e saj, 23 vjeçarin Ledjo Ndoni nga Fieri. Në këtë operacion të koduar me emrin “Trekëndëshi” u angazhuan Drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe strukturat e policisë së qarqeve Vlorë e Fier.

Burime zyrtare të policisë shpjegojnë se, lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli të policisë në pikën kufitare të portit të Vlorës. Ndoni që po udhëtonte me autobusin e linjës Vlorë-Firence, e kishte vendosur lëndën narkotike në çantën e tij të dorës, duke shpresuar të kalonte kontrollin e policisë. Kanabisi, i presuar, u gjet brenda një pakoje në pjesën e sipërme të të cilës ishte vendosur një sasi pluhur kafeje. Ndoni fillimisht arriti të largohej, por u kap disa orë më pas gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së Vlorës dhe të Fierit në banesën e tij në fshatin Libofshë, 20 km në veriperëndim të qytetit myzeqar.
 

Adrian Paci kthehet në shtëpi

Ministri Nishani: “Lëvizja e lirë e shqiptarëve mbetet prioritet i qeverisë”