in

Bolonjë: 30 vjet pas masakrës

30 vjet më parë në orën 10.25 në sallën e pritjes së stacionit të Bolonjës shpërtheu një bombë që u mori jetën 85 personave dhe plagosi 200 të tjerë. Sot qyteti kujton masakrën në heshtjen e plotë të qeverisë që për të parën herë në këta 30 vjet vendos të mos çojë asnjë ministër në ceremoninë përkujtimore: “Na keni fërshëllyer gjithmonë”

Bolonjë 2 gusht 2010 – Kanë shpërthyer polemikat për mungesën e ministrave në 30-vjetorin e masakrës në stacionin e Bolonjës ku humbën jetën 85 vetë dhe u plagosën 200 të tjerë.

Ora e stacionit të Bolonjës e mbetur në çastin e shpërthimit të bombës në 2 gusht 1980
Lajmërimi që  institucionet centrale, për të parën herë, nuk do të ishin të pranishme (është i pranishëm vetëm Prefekti i Bolonjës në përfaqësim të qeverisë) në tribunën në sheshin përballë stacionit për të shmangur fërshëllimat që çdo vit ndjekin diskutimin e përfaqësuesve të saj, u dha që disa ditë më parë.

Zgjedhje që Pierluigi Bersani, PD, nuk heziton të quajë “të pamatur”. “Polemikat e fërshëllimat në rrethana të tilla janë gjithnjë të sikletshme por qeveria nuk mund të ekzistojë vetëm për duartrokitjet. Ka probleme që duhen zgjidhur, qeveria duhet të shkojë e të dëgjojë është protestimet, jo të rrijë mbyllur në shtëpi”.

“Është shpërfillja e një qeverie që ia mbath” ka ngritur zërin Paolo Bolognesi, kryetar i shoqatës së viktimave. “Edhe për Borsellinon nuk shkoi njeri. Nuk dua që të jetë strategjia e re qeveritare, kjo e shmangies së momenteve delikate. Kjo është një qeveri që merrr arratinë: në vend që të na ofrojë përgjigjet e shumëpritura, nuk vjen fare. Shpresoj që shqetësimi ynë të jetë i të gjithë Italisë”.

Ndërkaq ceremonia ka nisur që në orën 6.30 dhe do të vazhdojë deri në 21.15 dhe të gjitha iniciativat përkujtimore kanë si temë të përbashkët “Për të mos harruar”.

“2 gusht 1980 – 2 gusht 2010. Masakra fashiste në Stacionin e Bolonjës. Tridhjetë vjet helmatisjesh kundër shumë të vërtetave të vërtetuara, çmimesh për vrasësit, për nxitësit pa emër, sekretesh shtetërore” kjo lexohet në manifestin që shoqëron ceremonitë e ndryshme në 30-vjetorin e masakrës.

Ndër çastet më solemne padyshim është takimi në orën 8.45 mes familjarëve të viktimave, 85 prej të cilëve me një kartelë të bardhë në gjoks mbanin emrat e të gjitha viktimave të masakrës, dhe përfaqësuesit të pushtetit lokal, komisarit Anna Maria Cancellieri në sallën e Këshillit Komunal, dhe minata e heshtjes e mbajtur në 10.25 në orën e saktë të shpërthimit të bombës, 30 vjet më parë.

Albania, il paese che non c’era

Euobserver: Shqiptarëve do t’u nevojiten viza për në BE edhe pas kësaj vere