in

Bonusi i kulturës. Senati vendos: 500 € edhe për bijtë e imigrantëve

Miratohet konvertimi në ligj i dekretit të shkollës, që fut mes përfituesve të bonusit të kulturës edhe 24 mijë 18-vjeçarë të huaj. Proteston Lega: “Ç’duan që vijnë në Itali?”

Romë, 13 maj 2016 – U bë drejtësi. Të paktën përsa i përket bonusit të kulturës, 500 eurot për 18-vjeçarët për të shpenzuar për libra, teatër, opera, bijtë e imigrantëve nuk do të diskriminohen e do të trajtohen njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë.

Mëngjesin e 12 majit, Senati miratoi konvertimin në ligj të dekretit të shkollës, duke mirauar amendamentin për të cilin qeveria kërkoi vitëbesimin. Tani teksti kalon në Dhomën e Deputetëve, ku thuajse është e sigurtë që do të miratohet pa modifikime të tjera.

Teksti, mes të tjerash, zgjeron kategorinë e përfituesve të bonusit për kulturën, që fillimisht, me ligjin e fundit të Qëndrueshmërisë, qeveria ua kishte dedikuar vetëm qytetarëve italianë dhe të BE-së. ndërsa tani 500 eurot do t’u shkojnë të gjithë 18-vjeçarëve rezidentë në Itali dhe “që kanë, kur parashikohet, lejeqëndrim të vlefshëm”. Nga kjo risi duhet të përfitojnë gjithsej 576.953 18-vjeçarë, nga të cilët 24.305 djem e vajza jokomunitarë.

“Konsideroj veçanërisht të dobishme dhe të rëndësishme shtrirjen e bonusit për 18-vjeçarët edhe të rinjve me leje qëndrimi. Është një masë barazie, qytetërimi dhe përfshirjeje të mirëfilltë, qytetarie të plotë për të gjithë 18-vjeçarët” shpjegoi raportuesja Francesca Puglisi (PD).

“Është një investim i rëndësishëm në identitetin tonë, sepse terrorizmi dhe fondamentalizmi luftohen me një punë të thellë integrimi dhe investimi të madh në edukim në periferitë tona. Në fakt, me kulturën, të bukurën dhe edikimin do të mund të ndërtojmë vërtet një Evropë paqeje” shtoi deputetja Puglisi.

Risia nuk i përqen Legës. “Po pra, le t’ua japim të gjithëve bonusin e kulturës”tha me sarkazëm kryetari i grupit të legistëve në Senat Gian Marco Centianio gjatë deklarimit të votës.

“Pas 80 € të dhëna majtas e djathtas, tani u vendos të harxhohen 12 milionë euro për të dhënë të famshmet 500 € ë rinjve 18-vjeçarë edhe nëse janë jokomunitarë. Ato 12 milionë euro – propozoi legisti – mund t’i përdornim për tjetër gjë: për shembulll, për të përmirësuar didaktikën për nxënësit, për “dërrasat e zeza teknologjike”, për klasat, për çfarëdo lloj gjëje por jo për ata që vijnë në Itali e nuk dihet për çfarë”.

Elvio Pasca

 

Studentët e kërkimtarët e huaj, së shpejti rregulla të reja për të gjithë BE-në

FIFA diskuton sot kërkesën për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës