Ose është nje lapsus i deklaratës së Universitetit Kristal, ose një tjetër dritë qesharake i shtohet skandalit të marrjes se diplomës së Renzo Bossit në Tiranë.
Pak orë pas publikimit të lajmit se i biri i kreut të Legës së Veriut kishte mbaruar brenda një viti studimet e larta në Universitetin Kristal, ky i fundit doli me deklaraten konfirmuese se Bossi vertet kishte qene student i tyre. “I regjistruar konform ligjit ne vitin shkollor 2007-2008” deklaron Kristal.
Por në atë vit, Renzo Bossi nuk kishte mbaruar ende shkollën e mesme. Karriera shkollore e djalit të Umberto Bossit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së medieve për faktin e thjeshtë që Renzo e ka marrë diplomën e shkollës së mesme në korrik të vitit 2009, në moshën 21 vjeçare, pasi e ka dhënë tre herë provimin e shtetit.
Ndaj, pa diplomen e shkolles se mesme, nuk mund te regjistrohej njekohesisht ‘konform ligjit’ ne Universitetin Kristal, ku, brenda nej viti do te jepte 23 provime e do te merrte diplomen me vulë të universitetit Kristal, me firmë të dekanit Skënder Kërçuku dhe atë të rektorit Maringlen Spiro. E per me teper, me nota te larta.
Ndryshimi i datave mund të duket një lapsus, por nga ana tjetër ndoshta hedh dritë pikërisht mbi mashtrimin dhe shitjen e dokumentit shkollor. Nëse Bossi rezulton i regjistruar në vitin 2007, duhet t’i përfundonte studimet pikërisht tre vjet më pas, më 2010-tën, kur edhe ka marre ‘diplomën’. Aq të sigurt duhet të jene ndier sekserët e shitblerjes saqë me ‘lëshimin e diplomës më 2010, kanë shënuar njëkohesisht edhe datën e regjistrimit, sikur kjo e fundit të ketë ndodhur tre vjet më parë. Për të qenë ‘konform ligjit’. Por edhe duke mos e ditur që klienti i tyre kishte përsëritur tre vjet rresht provimet e maturës dhe se më 2007-tën nuk mund të regjistrohej në asnjë universitet pa diplomën e së mesmes. Përveçse te Kristal.
Shqiptari i Italise
Lexo edhe:
Diplomat ekstrakomunitare të Legës
Universiteti Kristal: Bossi ka qenë studenti ynë
Bossi junior me diplomë shqiptare
Renzo Bossi s’ka qenë asnjëherë në Tiranë