Të dielën, më 26 shtator, në kuadrin e veprimtarive “Bota në Castiglione”, shoqata shqiptare “Integriamoci Insieme” do të ofrojë për publikun muzikë e folklor nga Shqipëria
Romë 24 shtator 2010 – Të dielën, më 26 shtator 2010, komuna e Ravenna-s dhe Përfaqësia e shtetasve të huaj të komunës, në bashkëpunim me shoqatat vepruese në territor, organizon aktivitetin “Il mondo a Castiglione”. Duke nisur nga ora 14.00, në zonën e gjelbër të Pallatit Grossi, ushqim, muzikë, prodhime artizanati, lojëra për fëmijë do të gjallërojnë pasditen e Castiglione-s.
Në programin e pasur të veprimtarisë parashikohet edhe muzikë dhe folklor nga Shqipëria që do të sigurohen nën kujdesin e shoqatës “Integriamoci Insieme” të drejtuar nga Liljana Picari.
Pasditja festive do të nisë me përshëndetjet e autoriteteve për të vazhduar më pas, me një koncert të korit të Unicef-it të Ravenna-s, me muzikë nigeriane, senegaleze, shqiptare. Në zonën e gjelbër rreth pallatit Grossi do të shtrohen edhe banakë me ushqime tipike etnike dhe romanjole, apo produkte artizanati tipike të vendeve të ndryshme.
Shkarko programin