in

Brescia. Apeli ul me 4 vjet dënimin e Hamit Luçit që vrau punëdhënësin

Vetëm 12 vjet burg për 50 vjeçarin shqiptar. “Shkak për vrasjen, fyerjet e vazhdueshme nga punëdhënësi”

Gjykata  e Apelit e Brescias vendosi të premten e shkuar të dënojë Hamit Luçin, shqiptarin që më 11 nëntor të vitit 2008 vrau punëdhënësin e tij Maurizio Ricchini, me 12 vjet burg, katër vjet më pak nga dënimi që i ishte dhënë nga gjykata e shkallës së dytë në shtator të vitit të kaluar.

Gjykata e shkallës së dytë, përveç aktit të rëndë, i kishte njohur edhe rrethanën rënduese të “vrasjes për arsye banale”. Por sipas gjyqtarëve të apelit vrasja e kryer përpara tre vjetëve e gjysmë nga shqiptari, është rrjedhojë e fyerjes së radhës së pësuar nga punëdhënësi që njihej si shumë “i sertë” nga banorët e  Cividate Camuno.

Sipas dëshmive, Hamit Luçi, që punonte në të zezë për gjashtë euro në orë, kishte gëlltitur shumë herë sharje dhe përbuzje e me sa duket kishte një urrejtje të thellë për viktimën.

Punëtori shqiptar nuk kishte pasur kurrë më parë probleme. Pas gati 20 vjetësh në Itali, me familje mbi shpatulla, njërin prej djemve që diplomohej për inxhinieri, një sherr në punë dhe një sharje (me sa duket pronari i ka thënë “do të të pushoj e të kthej andej nga ke ardhur o m….”) i ka dhënë një kthesë të rëndë jetës së Hamitit. Me një tub hekuri që ka pasur në duar kur ka dëgjuar këto fjalë, ka qëlluar punëdhënësin duke e lënë pa jetë.

Më pas ka shkuar në shtëpi, është ndërruar dhe po bëhej gati të dorëzohej, kur është ndaluar nga policia.

 

Edhe 7 mijë euro për të shpëtuar Alketin

Korrigjim Gabimi – Është Lida Rragami organizuesja e kongresit të Gruas shqiptare