in

Brescia. Qëllon me armë babain dhe vëllain e ish të shoqes

Një 43 vjeçar shqiptar kërkohet nga forcat e rendit për tentativën e vrasjes së familjarëve të ish gruas së tij. Dy të plgosurit nuk rrezikojnë jetën

Romë, 2 janar 2014 – Nata e festimeve të Vitit të Ri ka rrezikuar tyë kthehej në tragjedi për një familje shqiptare në Dello të provincës së Brescias.

A.S., shqiptar 43 vjeç ka qëlluar me pistoletë vëllain dhe babain e ish gruas së tij, edhe këta shqiptarë. Fatmirësisht qoftë ish kunati 33 vjeç i plagosur në këmbë, qoftë ish vjehrri, 64 vjeç që plumbi e ka marrë në kraharor, nuk rrezikojnë jetën. Sipas mjekëve të Poliambulancës së Brescias ku janë kuruar, ata do të shërohen për dy javë.

Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes duket se mbrëmjen e 31 dhjetorit, A.S. ka shkuar i dehur  në shtëpinë e ish të shoqes së tij që ndodhet në rrugën Mameli të Dellos. 43-vjeçari ka nisur të shajë e të kërcënojë ish të shoqen nga e cila është ndarë prej kohësh. Me sa duket babai dhe vëllai i gruas kan mbajtur anën e saj e janë përpjekur të bindin ish të shoqin e saj të largohet e t’i lërë të qetë por ky ka nxjerrë pistoletën, ka qëlluar mb ita dhe ia ka mbathur.

Karabinierët e thirrur në vendngjarje janë vënë në kërkim të 43-vjeçarit, deri tani pa rezultat, ndërsa të plagosurit janë çuar menjëherë në Poliambulancën e Brescias.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Nga shqiptari Erzen në italianin Emilio. Gjykata i lejon të ndërrojë emrin

Grosseto. Plagos me thikë të fejuarin e vajzës, arrestohet 45-vjeçari