in

Brindisi Sekuestrohen 250kg marijuanë dhe arrestohen dy skafistë

Duket se lumenj droge po vijnë nga Shqipëria në Itali. Vetëm tre ditët e fundit, në dy super-operacione të bazuara në hetime të gjata, por edhe kontrolle të rastësishme janë arrestuar shumë shqiptarë e janë sekuestruar sasi të mëdha droge.

Rasti i fundit, këtë natë, kur njësi ajrore e detare të Guardia di Finanza të Brindisit kanë gjetur 250 kg marijuanë dhe kanë arrestuar dy skafistë durrsakë H.Z., 32 vjeç dhe K.E., 25.është sekuastruar gjithashtu edhe një motoskaf i përdorur për trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni është kryer në det të hapur, 35 milje larg brigjeve puljeze.

Ndërhyrja e papritur në bordin e motoskafit e financierëve, nuk u ka lënë mundësi trafikantëve të hedhin në det drogën, 42 pako me gjithsej 250 kg marijuanë që e nxjerrë në treg do të kishte dhënë fitime për 2 milionë euro.

Nga fillimi i vitit, Guardia di Finanza ka sekuestruar, vetëm përgjatë brigjeve puljeze, rreth 4.700 kg drogë, 6 motoskafë dhe ka arrestuar shtatë skafistë shqiptarë.

Lexo edhe:
Raporti italian. Në vitin 2011 janë paditur rreth 1.700 shqiptarë për trafik droge
OKB: “Shqipëria një nga portat kryesore të trafikut të drogës drejt Europës”

 

“Shqiponja” e Reggio Emilias në ndihmë të popullatës së prekur nga tërmeti

Dashuria shqiptare për Al Banon