in

Dashuria shqiptare për Al Banon

Më 16 korrik, në Cellino San Marco, vendlindjen e Al Bano Carrisit, do të bëhet prezantimi i librit “Dashuria shqiptare për Al Banon”, (L’amore albanese per Al Bano) shkruar për këngëtarin e njohur nga Zenepe Luka (kryetare e shoqatës shqiptare që mban emrin e tij), i përkthyer nga Laura Kule. Festa është për në orën 19.30, kur në “Sala XXV Aprile” autorja Luka e të tjerë do të paraqesin librin kushtuar këngëtarit, një vëllim me 336 faqe, i pasur me kujtime e foto, i cili që në titull kërkon t’i shprehë dashurinë e veçantë, vlerësimin e lartë që shqiptarët kanë për Al Banon si njeri dhe artist.

Aktiviteti merr rëndësi të veçantë për komunën e vogël puljeze, pasi i ftuar special i tij do të jetë vetë presidenti i Shqipërisë Bamir Topi. Do të jenë të pranishëm edhe autoritete të larta vendore si kryetari i Cellino San Marco, Francesco Cascione e drejtori i Spektaklit me delega për politikat ndërkombëtare, Gabriele Elia. Për komunitetin tonë është nder të kemi mes nesh presidentin Topi, – është shprehur Elia – në këtë veprimtari që lidh dy vendet tona, vende që kanë ndërthurur historitë e tyre në shekuj. Një falënderim i shkon edhe Al Banos që ka bërë të mundur këtë eveniment me karakter ndërkombëtar”.

Në fund të prezantimit të librit do të ketë edhe një spektakël me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë Nikolin dhe Aksinia Xhoja.

Autorja e librit, Zenepe Luka, kryetare e shoqatës Al Bano Carrisi, e themeluar prej sasj në Vlorë, në janar të vitit 1996, është njëra nga mijëra fanset në Shqipëri, që e ka dashur dhe e ka idhull këngëtarin, që kur ishte studente dhe e ndiqte fshehurazi teksa këndonte në festivalin e Sanremos. Dhe më vonë pati fatin e madh, të bëhet mike e familjes Karrisi, që në maj të vitit 1993, kur shkoi për vizitë në Cellino me rastin e 50 vjetorit të lindjes së këngëtarit, duke plotësuar ëndrrën e rinisë.

“Zëri magjik i Al Banos, bukuria dhe dashuria e çiftit, karakteri i fortë, triumfi mbi suksesin e dhimbjet që i solli jeta, më kanë frymëzuar, më kanë dhënë kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kënga e tij, mbetet një himn i jetës sime”- thotë mes të tjerash Zenepe Luka për Shqiptarja.com.
“Në faqet e këtij libri lexuesi italian do të prekë, me fakte, intervista, foto, autografe, lidhjet shpirtërore, miqësinë e sinqertë, dashurinë dhe mirënjohjen e shqiptarëve për këngëtarin,” shpjegon me dy fjalë librin Luka.

Por nga ana tjetër, të trashëguar nga i ati, edhe Al Bano ushqen një dashuri të thellë për Shqipërinë. “Ishte kjo lidhje, mirënjohje e dashuri për shqiptarët që e sollën këngëtarin e madh në skenën shqiptare. Ishte i pari këngëtar perëndimor, që në vitin 1989, ngriti peshë zemrat e lënduara nga regjimi komunist të shqiptarëve, ishte “Liberta” e të madhit Al Bano, që simbolikisht çeli portën e lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri” vazhdon Luka.

Lexo edhe: Një libër dhuratë për “shqiptarin” Al Bano Karrisi (shqiptarja.com)

Brindisi Sekuestrohen 250kg marijuanë dhe arrestohen dy skafistë

Mbërrin sanatoria. Kush punon do të marrë lejeqëndrimin