Dy shpërthime në zonën e Nisjeve të aeroportit ndërkombëtar të Brukselit në orën 8 po trondisin mbarë Evropën. BBC flet për të vdekur e të plagosur. Deri tani, lajmet janë akoma të pjesshme, flitet për 11 viktima dhe 25 të plagosur, por shifrat është e mundur të ngrihen.
Dy shpërthimet vijnë tre ditë pas arrestimit të Salah Abdeslam, i kërkuari kryesor për atentatet e Parisit të 13 nëntorit të shkuar.
Policia ka evakuuar aeroportin e ka ndaluar veç trafikut ajror edhe atë hekurudhor që lidh aeroportin me qendrën e qytetit.
Disa burime flasin për gjetjen e disa bombave akoma të pashpërthyera.
(në përditësim)