in

Bulevardi i ri i Tiranës. “Grimshaw Architects” dorëzon projektin

Projekti i bulevardit të ri dhe i rehabilitimit të lumit të Tiranës, i detajuar dhe i përfunduar nga studio arkitekturore “Grimshaw”, i dorëzohet bashkisë së Tiranës.

Tiranë, 3 dhjetor 2012 – Projekti i bulevardit të ri dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, i detajuar dhe i përfunduar nga studio arkitekturore “Grimshaw”, i dorëzohet sot zyrtarisht bashkisë së Tiranës.

Studioja britanike “Grimshaw” u shpall fituese e projektit në muajin maj. Gjatë kësaj kohë ajo ka punuar mbi disa ndryshime që iu bënë projektit dhe dorëzimi në bashkinë e Tiranës i hap rrugë nisjes së zbatimit të këtij projekti, i cili konsiderohet  si më i rëndësishmi për zhvillimin e qendrueshëm dhe afatgjatë të Tiranës.

Kjo studio ka kryer studimin gjeologjik dhe topografik të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës. Për realizimin e këtij studimi “Grimshaw Architects” nga stacioni i Trenit deri në Paskuqan dhe përgjatë lumit të Tiranës ka kryer mbi 50 shpime dhe instaluar 6 piezometra për monitorimin e nivelit të ujrave nëntokësore.

Ndërtimi i bulevardit të ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës hap një mundësi të re për zhvillimin ekonomik dhe nxit punësimin, duke prekur 1/5 e qytetit në një prej pjesëve më të pazhvilluara të kryeqytetit.

Projekti i “Grimshaw Architects” parashikon që gjerësia e bulevardit të jetë 60 metra. Përgjatë tij do të jetë sheshi ku do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, sheshi komercial me qendra tregtare dhe sheshi i kulturës. Ndërsa makinat do të qarkullojnë në mes të bulevardit. Ndryshe nga projekti i parë, “DAR Group”, i cili u vlerësua me çmim të dytë në konkurs, parashikon që makinat të kalojnë pas vijës së parë të ndërtimeve, ndërsa bulevardi të jetë vetëm për këmbësorët.

Për projektin e bulevardit konkuruan më 8 mars 20 studiot më të mira arkitekturore të botës, të cilat prezantuan masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1,7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132,8 ha.  Këto studio sollën dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6,7 km dhe zhvillimin e zonës përreth.

‘100 anni d’Indipendenza’. UAMI commemora l’anniversario a Milano e Trento

Arrestohen dy të rinj me 48 kg drogë në makinë