in

Arrestohen dy të rinj me 48 kg drogë në makinë

Dy të rinj shqiptarë që vinin me traget nga Greqia janë ndaluar në portin e Ankonës. në makinën e tyre financierët kanë gjetur të fshehur 45 pako me  marijuhanë

Romë, 3 dhjetor 2012 – Guardia di Finanza e Ankonës në bashkëpunim me Agjencinë e doganave kanë zbuluar e sekuestruar në port një sasi të madhe marijuhane të fshehur në portabagazhin e një makine të sapombërritur me traget nga Greqia. Gjatë kontrollit të dokumenteve, çifti i të rinjve shqiptarë që kishte makinën kanë treguar nervozizëm, gjë që u ka tërhequr vëmendjen financierëve dhe i ka shtyrë të kontrollojnë më me imtësi edhe automjetin.

Kanë gjetur 45 pako me rreth 48 kg marijuhanë, që e hedhur në tregun italian do t’u siguronte fitime për 450 mijë euro. Dy të rinjve u janë vënë menjëherë prangat; vajza është dërguar në burgun e Villa Fastiggi-t në Pesaro Urbino ndërsa i fejuari isaj në burgun e Montacuto-s. që të dy akuzohen për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të substancave narkotike.

Bulevardi i ri i Tiranës. “Grimshaw Architects” dorëzon projektin

Zgjedhjet e reja për Kuvendin më 23 qershor 2013