Shumë njerëz në Ballkan i tremben idesë së Shqipërisë së Madhe. Po pse? StefanInKosovo, një përdorues i portalit amerikan Buzzfeed.com jep 5 arsye (gjysmë-serioze) për të cilat do të ishte kënaqësi po të ketë një vend të madh për të gjithë shqiptarët.
1. Mund të shijoni pushimet e juaja falas
Turistët mund të qëndrojnë në Shqipëri pa paguar mbi fjetjen, pasi tradita shqiptare e do që kur dikush të troket në derë, atëherë ti duhet ta mirëpresësh dhe t’i sigurosh ushqim dhe vend për të fjetur. Kjo quhet mikpritje.
2. Një parajsë fiskale në Evropë
Harrojini ishujt tropikalë që janë me mijëra kilometra larg. Me Shqipërinë e Madhe, krijohet edhe parajsa fiskale në Europë. Sipas sistemit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë, aktualisht, taksa mbi fitimin është pak a shumë 10%. Sillni këtu të gjitha paratë tuaja!
3. Një vend pa McDonald’s e pa Starbucks
Edhe pse Shqipëria e madhe është një mik i afërt i Shteteve të Bashkuara, aty nuk do të gjeni kafet dhe hamburgerët e tyre të shtrenjtë. E ç’i doni kur mund të shijoni qebabë në çdo qoshe për 1,50 euro e makiaton më të mirë për as 1 euro.
4. Tolerancë fetare dhe futboll
Katër krerët e komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri parakaluan së bashku në marshimin për “Charlie Hebdon” në Paris. Ata i treguan mbarë botës tolerancën e tyre fetare. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman nuk do të thotë asgjë në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa je tifoz i Barcelonës, Realit, Arsenalit apo Çelsit.
5. S’ka trafik automjetesh në autostrada
Shqipëria e Madhe do të jetë vendi i parë i madh pa bllokime të trafikut në autostradë. Një nga rrugët më të reja dhe më të shtrenjta në Evropë është në dispozicionin tuaj. Lidhni rripat e sigurimit dhe eksploroni Shqipërinë e Madhe me makinë.