in

Casapound paraqitet në zgjedhje. “Stop emigracionit”

Lëvizja ekstremiste e djathtë depoziton simbolin e saj në ministrinë e Brendshme. Në programin elektoral parashikon bllokimin e flukseve të emigrantëve, ose kuota që lëshuara duke mbajtur parasysh “faktorë etnikë, socialë, kulturorë dhe fetarë”

Romë, 11 janar 2013 – Edhe Casapound Italia do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sot ka depozituar simbolin në ministrinë e Brendshme dhe ka shpallur programin e saj që – ndryshe nga ai i Montit apo i Grillos – i kushton një kapitull të tërë emigracionit.

Lëvizja e të djathtës estreme flet për “Zhvillim real të dallimeve, përveçse për një shoqëri multi raciste”, dhe e konsideron emigracionin “një nga vektorët parësorë të çrrënjosjes dhe të varfërimit shoqëror, kulturor dhe ekzistencial në dëm të të gjitha popullsive të përfshira, qoftë ato vendase qoftë ato të emigrantëve”. Emigrantët do të ishin “burim” vetëm “për partitë progresiste dhe për shoqatat katolike”, “për Confindustria-n dhe për punëdhënësit, përfituesit e parë të kësaj ekonomie neoskllavërore”.

Casapound nënvizon nevojën e përforcimit të kooperimit me vendet nga vijnë emigrantët, në linjë me mendimin legist “t’i ndihmojmë në shtëpi të tyre”. Por kërkon edhe “bllokimin e flukseve të emigrantëve”, apo pezullimin e marrëveshkeve Schengen mbi qarkullimin e lirë në Europë për të shmangur “skllevërit e maskarenjtë” të zhvendosen “nga vendet e botës së tretë të Europës, drejt vendeve me ekonomitë më të zhvilluara të kontinentit”.

Programi parashikon edhe ngritjen e një organizmi që të kontrollojë “të mos ketë favorizime në zonat aktualisht të pushtuara nga hordhi emigrantësh”. Apo edhe zhdukjen e Qendrave të identifikimit dhe të dëbimit, gjë që duhet të bëhet paralelisht me “riatdhesimin e menjëhershëm të klandestinëve”.

Por Casapound, në fund pranon që “flukset e hyrjes mund të jenë sidoqoftë të domosdoshme për nevoja ekonomike-shoqërore”. Në këtë rast propozon “kuota që të mbajnë në konsideratë faktorë etnikë, faktorë etnikë, socialë, kulturorë dhe fetarë mbizotërues në vendlindjet e emigrantëve”. Një fjali kjo e fundit, që nxjerr sheshit karakterin racist të projektit politik të lëvizjes Casapound mbi emigracionin”.

Elvio Pasca

Bonus bebe diskriminues. Gjykata dënon Komunën e Brescias

Kurs falas për kualifikimin e punonjësve në sektorin e heqjes së eternitit