in

Castel Bolognese. Vritet me plumb në kokë 25 vjeçari

I kanë qëlluar me plumb në kokë dhe e kanë lënë të vdekur në asfalt në qendër të qytetit. Viktima është Kleanth Sulkja, 25 vjeç, i martuar me gruan shtatzënë. Ka ndodhur mbrëmë në darkë rreth orës 22 në rrugën Piancastelli të Castel Bolognese-s

Romë, 28 shkurt 2012 – Dy të panjohur kanë qëlluar për vdekje 25-vjeçarin Kleanth Sulkja. Ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në Castel Bolognese të Ravennas, në rrugën Piancastelli, përballë farmacisë Ghiselli. Alarmin e kanë dhënë tre shqiptarë dhe në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një ambulancë mjekët e të cilës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi Sulkja kishte vdekur menjëherë, i goditur me plumb edhe në kokë.

Nga hetimet e para duket se të riun e kanë vrarë dy persona me fytyrë të mbuluar që më pas janë larguar me një makinë, ndërsa viktima ishte duke hipur në makinë të tij, një Opel Corsa e  parkuar përpara farmacisë.

Bashkë me personelin mjekësor kanë mbërritur edhe karabinierët e Faenzas që kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.  Pranë viktimës kanë gjetur tre shqiptarët që kanë dhënë alarmit, të cilët u morën menjëherë në pyetje.

Tre shqiptarët kanë treguar se rreth orës 21.40 ishin bashkë me Kleanthin e të gjithë bashkë po hipnin në makinë, kur në atë çast nga një tjetër makinë e parkuar aty pranë kanë zbritur dy persona. “Erdhën drejt nesh dhe njëri prej tyre i ka qëlluar Kleanthit. Më pas u kthyen nga erdhën, hipën në makinën e tyre dhe u zhdukën”. Kështu kanë treguar tre dëshmitarët, shokë të ngushtë të viktimës të tronditur e të trembur nga ngjarja dramatike.

Në atë orë të vonë, kur në rrugë nuk ka pasur asnjë njeri tjetër, deri tani ata janë të vetmit që kanë parë ç’ka ngjarë. Dy persona të tjerë që kanë qenë në një bar buzë rruge kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të thatë por kanë kujtuar se kishte qenë një shashkë.

 

Rindërtohet “Skampa”, tempulli i artit të Elbasanit

Ministri i Integrimit: “Dyfishohet kohëzgjatja e lejeqëndrimeve, hiqet taksa mbi remitancat”