in

Çdo fundjavë, 5 tragete shtesë për linjën Bari-Durrës

Nga sot deri në mes të shtatorit, linja Durrës-Bari do të mbulohet nga 8 tragete në fundjavë.

Tiranë, 21 korrik 2012 – Pesë tragete shtesë po lundrojnë sot në linjën detare Durrës-Bari.

Në orët e para të mëngjesit në portin më të madh të vendit kanë mbërritur pesë tragete me rreth 4500 vetë në bord. Ndërsa pas orës 21.00 po mbërrijnë në Durrës edhe tre tragete të tjerë me udhëtarë, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm të mjeteve të mëdha lundruese që vijnë brenda ditës nga Bari në Durrës.

Tragetet shtesë janë vënë për të përballuar transportin e fluksit të shtuar të emigrantëve dhe të turistëve që gjatë verës zgjedhin të shkojnë në Shqipëri përmes detit.

Tragetet shtesë do të lundrojnë në linjën Durrës-Bari deri në mesin e muajit shtator duke mundësuar lëvizjen normale të udhëtarëve që kanë vendosur t’i kalojnë pushimet e verës në vendin tonë.

Gjatë periudhës korrik-shtator të vitit të kaluar nëpërmjet portit të Durrësit kanë lëvizur me tragete mbi 400 mijë udhëtarë. (ATSh)

Sanatoria – Skeda praktike

Francë Gjendet i vdekur poeti Ali Podrimja