in

Francë Gjendet i vdekur poeti Ali Podrimja

Podrimja po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée” në qytetin e Lodève. I kishte humbur kontaktet me zyrtarët dhe kolegët e festivalit që nga 17 korriku në mbrëmje, ndërsa me familjarët dhe kolegët në Prishtinë, kishte kontaktuar për herë të fundit me 18 korrik në mëngjes.

Prishtinë, 21 korrik 2012 – Autoritetet franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë. Lajmi, e jep MPJ e Kosovës.

Veç ngushëllimeve që ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i shpreh familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës, mbi vdekjen e tij në komunikatë thuhet vetëm se “Autoritetet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja”.

MPJ kosovare bën të ditur se Podrimja po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée” në qytetin e Lodève. I kishte humbur kontaktet me zyrtarët dhe kolegët e festivalit që nga 17 korriku në mbrëmje, ndërsa me familjarët dhe kolegët në Prishtinë, kishte kontaktuar për herë të fundit me 18 korrik në mëngjes. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hoxhaj, menjëherë pas marrjes së informacionit së zhdukjes së poetit kishte ngritur këtë çështje në nivelet më të larta të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, të cilat pas njohjes me çështjen dhe konfirmimit të të dhënave të poetit Podrimja, kishin angazhuar xhandarmerinë e qytetit Lodève dhe të gjitha autoritetet e tjera kompetente qendrore dhe lokale, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të gjetur vendndodhjen e poetit Podrimja.  Në ndihmë të kërkimeve për gjetjen e vendndodhjes së poetit Podrimja, ishin vënë edhe pjesa dërrmuese e stafit të Ambasadës ë Kosovës në Francë.

Por fatkeqësisht, kërkimet e autoriteteve franceze nuk vlejtën për të gjetur në jetë poetin e madh.

Çdo fundjavë, 5 tragete shtesë për linjën Bari-Durrës

Politika kosovare e shqiptare ngushëllimet më të thella për humbjen e poetit Ali Podrimja