in

Celebrim liturgjik për 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri Vatikan

Mbahet në Romë një celebrim liturgjik dhe përshëndetje institucionale në përkujtimin e njëzet vjetorit të marrëdhënieve mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

Më 20 tetor, në një atmosferë të larmishme nga një frymë zyrtare dhe një shpirtërore, Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Vatikanit festoi njëzet vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe mes saj dhe Selisë së Shenjtë. Mesha solemne u celebrua në Kishën Sant’Anselmo në Romë nga Hirësia e Tij Kardinali Angelo Sodano, dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Ky shërbim fetar u krye në  praninë e autoriteteve italiane dhe shqiptare: përfaqësuesve diplomatikë, Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, autoriteteve fetare si Kryepeshkopi Rrok Mirdita, president i Konferencës Episkopale, Arqipeshkvi i parë në Shqipëri, Ivan Dias, dhe fetarë dhe qytetarë shqiptarë rezidentë në Itali apo të ardhur nga Shqipëria.

Kardinali Sodano përcolli në omelinë e gjatë, hapat e historisë së jashtëzakonshme të shqiptarëve gjatë persekutimit të ashpra të regjimit komunist, ku të krishterët edhe priftërinjtë duruan sulmet më të rënda dhe vuajtje të papërshkueshme. “Por, pavarësisht 50 vitet e izolimit dhe çrrënjosjes së besimit ku çmenduria e regjimit që e çoi vendin tëdeklarohej i vetmi në botë ateist me ligj, njerëzit i kaluan me madhështi rrënimet e kësaj periudhe me vendosmërinë për të mbajtur gjallë ndjenjën e besimit, me forcë morale dhe fisnikëri shpirtërore, siç na e dëshmoi Nënë Tereza”, kujtoi ai.

Njëzet vjet më parë, në vitin 1991, kur Shqipëria iu hap botës dhe fesë, Kisha caktoi Nuncin Apostolik të parë Kardinalin Ivan Dias i cili ndihmoi personalisht rivendosjen e marrëdhënieve mes dy entiteteve shtetërore. Më 23 mars në vitin 1992 u vendos Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, por lidhja mes dy vendeve u përforcua edhe më shumë me vizitën baritore në Shqipëri të Papës Gjon Pali II më 25 prill 1993. Rëndësi të madhe, jo vetëm për besimtarët krishterë, pati vizita e Papës Ëojtilla në Shkodër. Ky synoi tëhiqte imazhin e Shqipërisë si tokë “aliene” përpara 5.000 shqiptarëve të etur për besim, duke emëruar 4 peshkopët e rinj shqiptarë në praninë e 30 priftërinjve të mbijetuar burgjeve komuniste. Edhe në atë rast, Papa Ëoltilla nuk harroi të lavdëronte forcën shpirtërore me të cilën shqiptarët kaluan nga tirania në demokraci.

Ceremonia vazhdoi me ndërhyrjen e Ambasadorit Shqiptar në Selinë e Shenjtë, Z. Rrok Logu, i cili  përshëndeti të pranishmit, dhe u përqendrua mbi rolin e rëndësishëm të Selisë së Shenjtë për rilindjen e Shqipërisë dhe ndihmënnë rindërtimin e një epoke të re të lirisë.

Më pas, Ministri Aldo Bumçi kujtoi përpjekjet që Shqipëria ka bërë në rimëkëmbjen e saj dhe rëndësinë që patën këto 20 vite bashkëpunim. Ai shtoi gjithashtu që marrëdhëniet dypalëshe kanë një histori që fillon të paktën 1800 vjet më parë, në kohën e ilirëve dhe udhëtimet e Dishepujve në tokën e tyre. Kisha Katolike gjeti te Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbrojtësin e paçmueshëm të besimit të saj dhe të qytetërimit perëndimor. Ministri përfundoi duke ftuar PapënBenedikti i XVI-të për të vizituar Shqipërinë sa më shpejt.

Pas meshës, të pranishmit u ftuan në një koktej me autoritete italiane dhe shqiptare. Ambasadori pranë Selisë së Shenjtë përmendi për shtypin ndryshimet e dukshme që ka arritur sot Selia e Ambasadës Shqiptare ne Vatikan: “Funksioni i saj nuk ndalet në lidhjen e marrëveshjeve të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë por ka arritur dhe një përfaqësi diplomatike konsullore që i shërben denjësisht dhe me personel përkatës nevojave të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëpunimeve dypalëshe”.

Sipas ambasadorit, shquhen marrëveshjet e marra në fushën e shëndetësisë, të kulturës dhe të turizmin. Përkatësisht mes ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe “Università Cattolica del Sacro Cuore, Policlinico Universitario Agostino Gemelli”, dhe Spitalit “Casa del Sollievo del Dolore a S.G. Rotondo në Selinë  e Shenjtë; marrëveshjet kulturore përfshijnë bashkëpunime mes Arkivit Qendror të Shqipërisë dhe “Archivio Segreto Vaticano”. Ndërsa në fushën e turizmit është akorduar mes ministrisë së turizmit dhe Opera Romana Pellegrinaggi, në maj të2011-ës, që Shqipëria të futet si një nga destinacionet epelegrinëve që shkojnë drejt Tokës sëShenjtë. U përkujtuan kështu dhe rrugët e lashta e pelegrinazhit si rruga Egnatia dhe rruga Aquileia që çonin nga Durrësi në Stamboll.

Afërdita Shani

Lexo edhe: Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut

Nuk i përgjigjeni Censimentit? Deri në dymijë euro gjobë

Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut