in

Çeqet familjare. Çfarë janë e si kërkohen

u00c7eqet familjare. u00c7faru00eb janu00eb e si ku00ebrkohen
Kolegët e mi marrin bashkë me rrogën edhe çeqet familjare. A mund t’i marr edhe unë? Ç’duhet të bëj?

Romë, 10 dhjetor 2015 – Të gjithë punonjësit e varur italianë e të huaj, në sektorin publik dhe privat, që kanë bashkëshort dhe bij, ose edhe familjarë të tjerë në ngarkim (si prindërit, për shembull) kanë të drejtë të marrin çeqet për bërthamën familjare, ANF (Assegni per il Nucleo Familiare) që janë një shumë e shtuar në rrogë, gjithnjë nëse të ardhurat e përgjithshme nuk kapërcejnë një kufi të caktuar çdo vit nga INPS. 

Çeqet familjare janë shuma që jepen drejtpërdrejt nga INPS përmes punëdhënësit që çdo muaj ia shton rrogës që i jep punonjësit. E drejta e përfitimit të çeqeve nuk është automatike, është punonjësi ai që duhet t’i paraqesë kërkesë punëdhënësit sepse plotëson kushtet e parashikuara nga ligji.

Kush ka të drejtë

Punonjësit e varur edhe me kontratë me kohë të kufizuar dhe të papunët që marrin kompensimin e papunësisë. Edhe punonjësve të sëmurë me raport mjekësor apo me leje lindjeje u takojnë çeqet familjare.

Të ardhurat e të gjithë bërthamës familjare nuk duhet të kapërcejnë një kufi të përcaktuar nga INPS dhe, në llogaritjen e të ardhurave të zotëruara nga kërkuesi duhet të përfshihen të gjitha ato të përfituara nga anëtarët e familjes: shtëpia ku jetohet, bursat e studimit, pensioni, kompensimet e ndryshme (për të gjymtuar civilë, për shurdhmemecë) etj. Nuk duhen llogaritur shumat e mundshme që mund të jenë marrë si trajtim në fund të marrëdhënies së punës, kompensimi i shoqëruesit, të ardhurat Inail, çeku për mbajtjen e fëmijëve.

Kujdes: të ardhurat familjare që duhen konsideruar për marrjen e çeqeve familjare janë ato të vitit kalendarik që paraprijnë atë të paraqitjes së kërkesës: për shembull, për periudhën 1 korrik 2015 – 30 qershor 2016 llogaritë bëhen mbi të ardhurat e vitit 2014. Për vitin 2015/2016 nëse të ardhurat e përgjithshme kapërcejnë 23.785,06 euro, punonjësi nuk ka të drejtë të kërkojë çeqe familjare.

Kujdes: bie e drejta e çekut për bërthamat familjare nëse shuma e të ardhurave nga puna e varur dhe/ose pensionet nga puna e varur janë më të ulëta se 70% e të ardhurave familjare të përgjithshme.

Bërthama familjare

Është mirë të mbahet parasysh se në bërthamën familjare bëjnë pjesë bashkëshorti edhe nëse nuk bashkëjetohet, bijtë e mitur, bijtë në moshë madhore të paaftë, motrat, vëllezërit dhe nipa e mbesa me paaftësi. Për bërthamat familjare të mëdha, të paktën 4 bij me moshë nën 26 vjeç, çeku familjar mund të njihet edhe për bijtë studentë apo stazhistë, në moshë madhore por që nuk kanë mbushur 22 vjeç. Shtetasi jokomunitar mund të kërkojë çeqet familjare edhe për familjarët e tij rezidentë jashtë Italisë, mjaft që mes Italisë dhe vendlindjes të ketë marrëveshje reciprociteti.

Procedura

Punonjësi i interesuar për këto çeqe duhet t’i dorëzojë punëdhënësit të vet formularin ANF/DIP që shkarkohet nga portali internet i INPS-it pasi ta ketë plotësuar me të gjitha informacionet e nevojshme. Për disa raste specifike (për shembull për bijtë e bashkëjetuesit, për vëllezër e motra me paaftësi) është e nevojshme të kërkohet më parë autorizimi i INPS-it në rrugë telematike. Në këto raste është mirë të kërkohet ndihma e një patronati.

Avv. Mascia Salvatore

 

E vërteta “lakuriqe” e lajmeve të televizionit Zjarr dëfren edhe mediat italiane

Shërbimi Civil. Kërkohen 644 të rinj për Jubileun