in

Çeqet familjare, ndryshojnë nivelet e të ardhurave

U takojnë punonjësve të huaj dhe italianë. Shumat e reja

Romë, 21 qershor 2011 – Ndryshojnë kufijtë maksimalë e të ardhurave për çeqet familjare. Instituti Italian për sigurimet shoqërore, INPS, ka nxjerrë vlerat e reja, në fuqi nga 1 korriku 2011 deri në 30 qershor 2012.

Çeku për bërthamën familjare u takon familjeve të punonjësve të varur, të pensionistëve nga punë e varur dhe, në kushte të caktuara, edhe punonjësve me kontrata atipike (si bashkëpunëtorët dhe profesionistët e regjistruar në administrimin e ndarë (gestione separata) të INPS-it), kur shumat e të ardhurave të pjesëtarëve të familjes është nën një kufi maksimal të përcaktuar.

Çeku është një shumë në mbështetje të të ardhurave, të cilën mund ta marrin qoftë punonjësit e huaj qoftë italianët. Kërkesa i paraqitet punëdhënësit ose, në rastin e punonjësve familjarë apo bujqve, pranë selive të INPS-it. Në rastin e parë shuma e çekut jepet me rrogën nga punëdhënësi, që më pas do të rimbursohet, në të dytin paguhet drejtpërdrejt nga INPS-i.

Shkarko tabelën me nivelet e të ardhurave dhe shumat përkatëse mujore të çeqeve

Të rinjtë kuqezi munden 4-0 nga yjet e Argjentinës

Filmi “Ballkan Pazar” shkakton debate mes kishës dhe artistëve