in

Çeqet familjare për 2016/2017. Nuk ndryshojnë të ardhurat e shumat e ndihmës

Konfirmohen deri në qershor të vitit të ardhshëm shumat e çekut, që i takon edhe punonjësve imigrantë. Qarkorja e INPS-it me të gjitha tabelat

Romë, 31 maj 2016 – Çeqet familjare nuk ndryshojnë as për vitin e ardhshëm.

Inps ka botuar qarkoren “Shumat përkatëse të çeqeve për bërthamat familjare. Kufijtë mbi të ardhurat për periudhën 1 korrik 2016 – 30 qershor 2017”. Ashtu si shumë parametra të tjerë që mund të ndryshojnë nga viti në vit sipas ecurisë së kostos së jetesës, edhe për çeqet familjare, INPS jep në këtë periudhë shumat e ndihmës sipas të ardhurave.

Për shkak të krizës, ekonomia nuk rritet, po ashtu edhe çmimet e mallrave të konsumit. Për këtë arsye, shpjegon INPS, “mbeten edhe për këtë vit në fuqi nivelet e të ardhurave që parashikoheshin vitin e shkuar, po ashtu edhe shumat mujore të çeqeve përkatëse, që do të aplikohen nga 1 korriku 2016 deri më 30 qershor 2017 për tipet e ndryshme të bërthamave familjare”. Këtu, në detaje të gjitha vlerat e çeqeve sipas të ardhurave dhe numrit të pjesëtarëve të familjes.

Çeqet për bërthamat familjare janë ndihmë në mbështetje të të ardhurave për italianë e të huaj që janë punonjës të varur, pensionistë nga punë e varur, punonjës me kontratë bashkëpunimi të koordinuar e të vazhdueshëm dhe profesionistë të regjistruar në “administrimin e ndarë” të INPS-it. Shtetësia në këtë rast nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që shuma e të ardhurave të të gjithë pjesëtarëve të familjes të mos kapërcejë kufijtë e përcaktuar.

Pjesë më e madhe e punonjësve të varur duhet t’i paraqesë kërkesën drejtpërdrejt punëdhënësit, që e integrojnë çekun në rrogë për llogari të shtetit. Vetëm bashkëpunëtorët shtëpiakë dhe punëtorët e bujqësisë duhet t’i paraqesin kërkesën INPS-it, që do t’ua paguajë drejtpërdrejt atyre çekun.

Shkarko:
Qarkorja nr. 92 të vitit 2016 “Shumat përkatëse të çeqeve për bërthamat familjare. Kufijtë mbi të ardhurat për periudhën 1 korrik 2016 – 30 qershor 2017”

Lexo edhe:
Çeqet familjare edhe imigrantëve të papunë, INPS duhet të paguajë
Çeqet familjare edhe për bijtë në atdhe, gjykatësi konfirmon

Çeqet familjare. Çfarë janë e si kërkohen

 

Kontributet. Boeri: “Imigrantët paguajnë e nuk marrin, dhuratë për italinë”

Nuk shkohet në Evropian me shpatën e Skënderbeut