in

Çeqet për nënat e për familjet me shumë pjesëtarë. Shumat për vitin 2013

Ndihma e komunave për nënat që sapo kanë lindur e për familjet me të paktën tre fëmijë. Rivlerësohen shumat e kufijtë maksimalë të treguesve të gjendjes ekonomike (ISE)

Romë, 21 shkurt 2013 – Ndryshojnë, si çdo vit, duke iu përshtatur kostos së jetesës, shumat dhe parametrat e çeqeve që jepen nga komunat e paguhen nga INPS për nënat që sapo kanë lindur (apo adoptuar) dhe familjet me shumë fëmijë. Ndihma që u takojnë vetëm personave më në nevojë, situatë që certifikohet nga treguesi i gjendjes ekonomike (ISE) që përllogaritet falas nga patronatet.

“Shuma maksimale e çekut për nënat që sapo kanë lindur për vitin 2013 është 334,53 euro në muaj, për 5 muaj.

U rezervohet nënave, që nuk punojnë, italiane apo shtetase të vendeve të BE-së, për lindjen, apo format e ndryshme të adoptimit. Shtetaset jo komunitare mund të përfitojnë çekun vetëm nësekanë kartën e qëndrimit (apo lejeqëndrimin CE për qëndruesit afatgjatë).

Për të marrë çekun, kërkohet një vlerë e ISE-s jo më e lartë se 34.873,24 euro për familjet me tre pjesëtarë, vlerë që ngrihet me rritjen e numrit të familjarëve. Kërkesa paraqitet në zyrat e Komunës së rezidencës brenda gjashtë muajve nga lindja apo birësimi.

Shuma maksimale për çekut për familjet me shumë pjesëtarë, për këtë vit arrijnë në 139,49 euro në muaje për 13 këste në vit.

U rezervohet italianëve dhe europianëve që kanë të paktën tre fëmijë të mitur. Në të vërtetë, sentencat e gjykatave të ndryshme u kanë njohur të drejtën e këtij çeku edhe të huajve jokomunitarë titullarë të kartës së qëndrimit, por INPS vazhdon t’i përjashtojë ata. Një muaj më parë Shoqata kombëtare e komunave italiane (ANCI) i ka kërkuar ministrisë së Punës dhe të Politikave sociale të japë sqarime në këtë aspekt dhe është akoma në pritje të një përgjigjeje.

Për familjet me pesë pjesëtarë, me të paktën tre të mitur, vlera ISE nuk duhet të kapërcejë 25.108,71 euro. Kërkesa paraqitet në komunë, brenda 31 janarit të vitit pasardhës së atij për të cilin kërkohet çeku.

E.P.

PRESIDENZA DEL CONSIGLIO DEI MINISTRI – DIPARTIMENTO PER LE POLITICHE DELLA FAMIGLIA. COMUNICATO. Rivalutazione per l’anno  2013  della  misura  degli  assegni  e  dei requisiti economici, ai sensi dell’articolo 65, comma 4, della  legge 23 dicembre 1998, n. 448 (assegno per il nucleo familiare numeroso) e dell’articolo 74 del  decreto  legislativo  26  marzo  2001,  n.  151 (assegno di maternita’). (GU n.43 del 20-2-2013)

Ragazza di colore aggredita a Grosseto. Il video su Youtube. La polizia indaga

Mijëra martesa të rreme për një pasaportë britanike