in

Çështje italiane në pilula

 

 

 

Xhamitë: jo propagandë politike dhe predikime në italisht
Xhami të rregullta, transparencë në financime dhe predikime në italisht. Janë disa nga objektivat e caktuara nga ekspertët e Komitetit për Islamin, të emëruar nga ministri i Brendshëm Roberto Maroni. Në Itali ka 700 vende kulti për myslimanët, kryesisht magazina, bodrume, dhe vetëm tre xhami të mirëfillta, në Romë, Catania dhe Milano.

Komiteti kërkon që shoqatat që administrojnë këto vende të mbajnë kontabilitet të rregullt të lëmoshave dhe të dhuratave të besimtarëve. Ndërtesat duhet të ndërtohen në respekt të normave urbanistike, në zona të rezervuara për vende kulti, dhe në brendësi të tyre nuk duhet të lejohet veprimtari propagande politike. Mund të hyjnë të gjithë besimtarët, burra e gra, sunitë apo shiitë, të çdo kombësie, por edhe jo myslimanë, me kusht që të mos shqetësojnë mbajtjen e ritit. Komiteti këshillon që predikimet të jenë në italisht, lutjet në arabisht. Është vetëm një mendim, por natyrisht do të ndikojë mbi projektet e ligjit të paraqitura në Parlament për disiplinimin e xhamive.

 

Rrogat minimale për bashkëpunëtorët familjarë

Presidenti nuk paraqitet para komisionit e hetimit parlamentar