in

Çështje italiane në pilula

 

 

 

Partia Demokratike afron komunitetin rumun
Partia Demokratike, që është forca kryesore e opozitës në Itali, mendon të sjellë në parlament një deputet apo senator me origjinë rumune. Ia ka premtuar partisë social demokrate, një prej partive më të mëdha rumune, në një marrëveshje të lidhur në mes të janarit. Dy partitë janë janë të të njëjtit drejtim politik dhe në Parlamentin europian bëjnë pjesë në të njëjtin grup, por marrëveshja i detyrohet kryesisht pranisë së rreth një milioni rumunësh në Itali.

Në tekstin e firmosur nga sekretari Pierluigi Bersani, PD angazhohet të përfshijë në jetën shoqërore dhe politike italiane rumunët e sinjalizuar nga partia rumune dhe të mbështesë kandidaturën e një përfaqësuesi të komunitetit në Parlament. Partitë i premtojnë njëra tjetrës edhe bashkëpunim dhe mbështetje në zgjedhjet e ardhshme lokale kombëtare dhe europiane.

Prova e parë do të jenë zgjedhjet komunale që do të mbahen në pranverë. Rumunët, ashtu si qytetarët e tjerë të bashkimit europian mund të votojnë. E me sa duket Bersani dhe njerëzit e tij nuk duan të humbasin këtë fetë elektorati të mundshëm.

Rrogat minimale për bashkëpunëtorët familjarë

Presidenti nuk paraqitet para komisionit e hetimit parlamentar