in

Çfarë është kohezioni familjar

Me një vizë turistike kam ardhur pranë tim shoqi në Itali. Ka lejeqëndrim për punë dhe më kanë thënë që për të qëndruar këtu duhet të bëj kohezionin familjar. Çfarë është?

Të huajt jokomunitarë mund të bashkojnë bërthamën familjare, edhe drejtpërdrejt në Itali, por me plotësimin e disa kushteve të përcaktuara me ligj.
Është fjala pikërisht për kohezionin familjar që u lejon familjarëve të një shtetasi jokomunitar me qëndrim të rregullt në Itali të marrin lejen e qëndrimit për motive familjare pa kaluar nëpër ambasadë.
Kushtet që duhen plotësuar për kohezionin familjar janë të njëjtat që parashikohen për bashkimin familjar, por në rastin e parë kërkohet bashkimi i bërthamës familjare me të afërm që ndodhen në Itali, ndërsa në rastin e dytë familjarët janë rezidentë jashtë Italisë.

Kohezioni familjar, i disiplinuar nga neni 30 paragrafi 1 germa c) i Tekstit unik për imigracionin, konsiston në konvertimin e një lejeje qëndrimi çfarëdo në një tjetër për motive familjare, dhe kjo gjë është e mundshme të bëhet vetëm brenda një 1 viti nga data e skadencës së lejes.
Kjo do të thotë që, kush ka ardhur në Itali, për shembull, me vizë për studime, mund të konvertojë lejen për motive studimi në leje për motive familjare (nëse përmbushen të gjitha kushtet e parashikuara nga ligji për bashkimin familjar) vetëm nëse leja e qëndrimit nuk ka skaduar prej më shumë se një vit.

Ligji në fuqi parashikon që për ardhjet për kohë të shkurtër, deri në tre muaj, i huaji të mos kërkojë më leje qëndrimi (për shembull për turizëm, biznes), por megjithatë ai duhet të deklarojë praninë e tij në territorin italian. Në këto raste, viti brenda të cilit duhet bërë leja për motive familjare, fillon nga skadenca e deklaratës së pranisë që llogaritet nga data e vulës së vizës Shengen në pasaportë (në rastin e ardhjeve nga një vend jokomunitar), nga kopja e deklaratës së pranisë që merret në Kuesturë brenda 8 ditëve nga hyrja në territorin italian (në rastin e ardhjeve nga një vend tjetër i BE-së.
Në linja të përgjithshme që të kërkojë kohezionin familjar, përveç kushtit të sipërpërmendur, duhet që i interesuari (ai që do të kërkojë kohezionin familjar) para së gjithash të ketë një kartë qëndrimi (apo lejeqëndrim për BE për qëndruesit afatgjatë) ose një lejeqëndrim me kohëzgjatje mbi njëvjeçare dhe të plotësojë kriteret e parashikuara me ligj për bashkimin familjar si lidhja familjare (nuk duhen harruar kufizimet e vëna për rastin e prindërve si dhe faktin që për ta duhet paguar sigurimi shëndetësor), të ardhurat vjetore (që llogariten në bazë të çekut social siç tregohen në artikullin për bashkimet familjare), përshtatshmëria e strehimit (me dokumentet që merren pranë zyrave të komunës dhe Asl-it të zonës).

Si kërkohet
Kërkesa për konvertimin e lejes së qëndrimit fillestar në një lejeqëndrim për motive familjare, i bëhet kuesturës kompetente për territorin, me anë të kompletit postar të formularëve (duhet përpiluar vetëm moduli 1 i modelit 209) që gjendet pranë çdo zyre postare të autorizuar për shërbimin (ato që kanë “sportello Amico”.
Kompletit i duhen bashkangjitur, në fotokopje, të gjitha dokumentet që dëshmojnë përmbushjen e kritereve të parashikuara nga ligji (certifikata që dëshmojnë lidhjen familjare që nëse janë të lëshuara nga një shtet tjetër duhet të përkthehen, legalizohen dhe t’u dëshmohet vlefshmëria, certifikata e përshtatshmërisë së strehimit, deklarata e të ardhurave, lejeqëndrimi i kërkuesit dhe lejeqëndrimi i familjarit falë të cilit po kërkon konvertimin e motivit të dokumentit të qëndrimit, pasaportë të paskaduar).

Lejeqëndrim për kura mjekësore e konvertueshme në motive familjare
Ministria e Brendshme duke iu përgjigjur një pyetjeje të ngritur nga Kuestura e Romës (me qarkoren e 5 shkurtit 2009) ka saktësuar se edhe të huajt me lejeqëndrim për kura mjekësore të lëshuar në bazë të ndalimit të dëbimit të parashikuar nga ligji për gratë shtatzëna (që i shtrihet edhe bashkëshortit bashkëjetues) mund të kërkojnë konvertimin në leje për motive familjare nëse përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji (si qëndrimi i rregullt në Itali i kërkuesit dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme për bashkim familjar nga i afërmi me të cilin bëhet kohezioni familjar.

stranieriinitalia.it

Të ardhurat minimale për bashkimet familjare

Grimca vere me vuvuzelë