in

Corriere: Delegacioni shqiptar i ASEM shkoi në kazino. Ministrja Kodheli: As nuk merrnim pjesë në takim

Ministrja Kodheli: “Do të padisim për shpifje gazetën italiane Corriere della Sera”

Ditët e shkuara u organizua në Milano takimi euro-aziatik ASEM (ASiatic Europian Meeting) që vuri rreth tryezës dhjetëra krerë e delegazione shtetesh e qeverisë për të diskutuar jo vetëm mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy kontinenteve por edhe për tema të nzehta si kriza Rusi-Ukrainë, ISIS apo ebola.

Mes lajmeve të shumta italiane mbi ASEM, në Shqipëri mbërriti ai i Corriere della Sera mbi prapaskenat e takimit, “48 orët sekrete të liderëve …”, shkrim që përfundon me fjalinë “Një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo mundi, ia mbathi në Liguria. Jo për detin, por për kazinonë e Sanremos”.

Edhe pse shkrimi përmendte shkarazi Shqipërinë, duket se ajo “akuzë” nuk është kapërdirë nga qeveria shqiptare. “Do të padisim Corriere della Sera për shpifje” thotë ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli që shpjegon: “Fatkeqësisht, Shqipëria as që merrte pjesë në atë takim”.

E është e lehtë të verifikosh se thotë të vërtetën: nga burime të ndryshme mësohet se në samitin e Milanos ishin të pranishëm 27 nga 28 vendet anëtare të BE-së (të gjitha me përjashtim të Kroacisë), Norvegjia dhe Zvicra, vendet e Azisë (Bangladeshi, Brunej, Kambogia, Kina, India, Indonezia, Japonia, Korea e Jugut, Laos, Malezia, Mongolia, Birmania, Zelanda e Re, Pakistan, Filipinet, Rusia, Singapori, Tailanda, Vietnami), Australia, Komisioni Evropian dhe Sekretariati ASEAN (Association of South-East Asian Nations).

Ndoshta edhe në këtë rast Corriere është ngatërruar me ndonjë “theks sllav apo shqiptar” të ndonjë pjesëmarrësi, siç ndodh shpesh të shkruhet në lajmet e kronikës.

Ciao Tirana, come va?

I fantasmi neri di Belgrado