in

Corriere della Sera: “Kur është Ministri që fotografon votën e shkel ligjin…”

Edhe Corriera della Sera jep lajmin e ministrit që fotografon votën dhe e vë në facebook.

“E nëse ligjin e sekretit të votës e shkel ministri i Brendshëm, personalisht. Që nuk kënaqet me kaq por e boton edhe në facebook. Ndodh në Shqipëri – shkruan Corriere della Sera – ku Flamur Noka, ministër i Brendshëm, ai që duhet të mbikëqyrë mbi rregullsinë e procesit të zgjedhjeve, ka postuar në faqen e tij preferencën elektorale. “Unë Votova. I dhashë vlerë votës sime duke votuar numrin e fatit, numrin 44 Partia Demokratike e Shqipërisë…” është mesazhi i Nokës. Shumë e mbështesin – vëren Corriere – të tjerë e kritikojnë dhe i kujtojnë detyrën”.

Zgjedhjet. Vrasja e Laçit në mediat italiane

Pa u mbyllur mirë kutitë, të gjithë këndojnë fitore