in

Danimarkë. Refugjatëve t’u sekuestrohen paratë dhe sendet me vlerë

Projekti i qeverisë daneze për të paguar pritjen. Kritikat: “Si nazistët me hebrenjtë”

Kopenhagen, 21 dhjetor 2015 – Qeveria daneze dëshiron të përdorë paratë dhe sendet e çmuara të refugjatëve për të financuar pritjen e tyre.

Ideja sështë hedhur me një projektligj të paraqitur në nëntor dhe që në janar do të diskutohet në Parlament. Parashikon kontrollimin e çantave të refugjatëve dhe konfiskimin e të hollave dhe të objekteve me vlerë mbi 3.000 korona daneze, rreth 400 euro.

Lajmi i këtij propozimi ka bërë tashmë xhiron e mediave në mbarë botën e ka hapur një debat të ashpër. Washington Post, për shembull, shkruan se të kujton nazistët që plaçkisnin hebrenjtë e flet për “një domethënie veçanërisht të dhimbshme në Evropë”.

Kritikat janë të pajustifikueshme” komenton Inger Stojberg ministri danez i Integrimit, anëtar i Partisë së djathtë Venstre që kërkon uljen e imigracionit. Mbi këtë çështje flet edhe kryeministri Lars Lokke Rasmussen, sipas të cilit kritikat japin “një imazh të gabuar të Danimarkës”.

 

 

 

12 vjet në kërkim për vrasje në Shqipëri. Arrestohet në Romë

Bonus kultura 500 €. Dhoma e deputetëve konfirmon përjashtimin e bijve të imigrantëve