in

Dekret i ri fluksesh. Pak ardhje, shumë konvertime

Vihen në dispozicion 17.850 kuota për punë, por dy të tretat janë për ata që ndodhen në Itali. Kërkesat mund të përpilohen on line

Romë, 18 dhjetor 2013 – Më në fund mbërrin një dekret i ri fluksesh, por që nuk hap dy kanatësh dyert e Italisë.

Ashtu si edhe vitin e shkuar, për shkak të krizës së thellë dhe rritjes së papunësisë edhe mes të huajve, fluksi është shumë i reduktuar në shifra. Qeveria ka vendosur të lejojë ardhjet vetëm për pak mijëra punonjës të pavarur apo të varur me formim profesional të marrë në atdhe dhe as këtë vit ardhjet e reja për punë të varur, nëdrsa pjesa më e madhe e kuotave do t’u lejojë imigrantëve të regullt në Itali të konvertojnë në leje qëndrimi për punë leje të lëshuara për tjetër motiv.

Kuotat

Dekreti është nënshkruar nga kryeministri më 25 nëntor dhe zhbllokon gjithsej 17.850 kuota, të ndara si më poshtë:

Hyrje për punë:

– 3.000 punonjës të huaj që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998”;
– 200 punonjës të huaj për EXPO 2015 të Milanos;
– 2.300 punonjës të pavarur (sipërmarrës që kryejnë aktivitet me interes për ekonominë italiane, profesionist, figura të rëndësishme shoqërish private (jo kooperativa), artistë me famë ndërkombëtare apo me kualifikim të lartë profesional të kërkuar nga ente private e publike); qytetarë të huaj për ngritjen e sipërmarrjeve “start-up innovative” sipas ligjit 221 të 17 dhjetorit 2012, në prani të kritereve të parashikuara nga i njëjti ligj dhe në favor të të cilëve ka marrëdhënie pune e karakterit autonom me sipërmarrjen;
– 100 punonjës të pavarur apo të varur me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil.

Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:

– 4.000 lejeqëndrimeve për punë sezonale;
– 6.000 lejeqëndrimeve për studime, stazh dhe/ose formim profesional;
– 1.000 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:

– 1.000 lejeqëndrimeve për studime, stazh dhe/ose formim profesional;
– 250 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Kërkesat

Edhe këtë vit kërkesat do të paraqiten on-line. Do të mund të nisen përmes sistemit informatik të ministrisë së Brendshme (https://nullaostalavoro.interno.it) duke filluar nga e nesërmja e botimit të Dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare (ndoshta botohet më 19 e kërkesat nisen duke filluar nga data 20 dhjetor 2013 në orën 9.00). Një qarkore e përbashkët e ministrive të Bendshme dhe të punës përshkruan në detaje procedurën.

Kërkesat do të shqyrtohen sipas renditjes kronologjike të paraqitjes, deri në mbarimin e vendeve në dispozicion, por duke parë natyrën e veçantë të kuotave, nuk do të ketë nevojë për nxitim. Veçanërisht përsa u takon kuotave të konvertimeve, vështirë se mund të mbarojnë siç tregoi edhe ecuria e dekretit të fundit të flukeve 2012.

Ndërsa pritet botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare, mund të përgatitet kërkesa për ta pasur gati. Nga 17 dhjetori, është e mundur që i interesuari të regjistrohet në faqet internet të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.interno.it, të përpilojë e të ruajë kërkesën, për ta nisur më pas në çastin e duhur.

Si gjithnjë, për ata që nuk janë shumë të zotët me kompjuterin, do të ofrojnë ndihmesën e tyre për përpilimin dhe nisjen e kërkesave edhe patronatet e shoqatat e ndryshme.

Elvio Pasca

Shkarko:
Decreto del Presidente del Consiglio dei Ministri. “Programmazione transitoria dei flussi di ingresso dei lavoratori non comunitari per lavoro non stagionale nel territorio dello Stato per l’anno 2013”.
Circolare esplicativa dei ministeri dell’interno e del Lavoro

(Segui ‘Shqiptari i Italisë’ su Facebook e Twitter)

La primavera degli Spartiti per Scutari

Kur ripërtërihet leja e qëndrimit, duhet lajmëruar Komuna?