in

Del në pension Kontrata e qëndrimit. Lamtumirë modeli Q

Punëdhënësit nuk duhet t ‘i nisin më Sportelit unik për Imigracionin të ashtuquajturën Kontratë qëndrimi. Mjafton komunikimi i punësimit, edhe për bashkëpunëtorët familjarë

Romë, 29 nëntor 2011 – Lamtumirë kontratë e qëndrimit. Këtej e tutje kush punëson një të huaj nuk duhet t’ia nisë më me rekomandè Sportelit Unik për Imigracionin, do të mjaftojë komunikimi i thjeshtë i punësimit.

Për të kuptuar më mirë risinë, të lajmëruar më 28 nëntor me një qarkore të ministrisë së punës, është e udhës të bëhet një hap pas. Në kontratën e qëndrimit (modeli Q), të nënshkruar nga punëdhënësi dhe punonjësi i huaj, tregoheshin të dhënat personale të të dyve dhe kushtet e kontratës së punës. Për më tepër, punëdhënësi deklaronte që punonjësi ka një vend strehimi dhe angazhohej t’i rimbursonte shtetit shpenzimet e një riatdhesimi të mundshëm të të huajit.

Fillimisht, në komunikimin e detyruar të punësimit, ishin vetëm të dhënat dhe kushtet e kontratës. Nga 30 prilli i shkuar ka hyrë në fuqi një modul i ri (Unificato Lav.) me dy fusha integruese, që u kushtoheshin pikërisht strehimit të punonjësit dhe shpenzimeve të riatdhesimit.

Çfarë kuptimi ka që të komunikohen dy herë të njëjtat gjëra? Asnjë, ndaj pas disa muajve eksperimentim mbi komunikimet e reja të punësimeve, ministria ka vendosur që modeli Q nuk nevojitet më.

“Të gjithë punëdhënësit që punësojnë një  person jo komunitar, me qëndrim të rregullt në Itali – shpjegon qarkorja – nuk duhet të përpilojnë “modelin Q”, por do të përmbushin detyrimet e parashikuara nga Teksti Unik për Imigracionin duke nisur modelin “Unificato Lav” brenda 24 orëve para punësimit”.

E njëjta gjë vlen edhe “në rastin e punës pranë familjeve”. “Komunikimi i kryer në INPS – sqaron ministria e Punës – është i vlefshëm edhe për përmbushjen e detyrimit të paraqitjes së modelit Q”.

Të kënaqur konsulentët e punës, që në pranverë kishin nënvizuar kotësinë e dy komunikimeve praktikisht të njëjta. “Është një thjeshtëzim i nevojshëm” thotë Silvia Bradaschia, e Fondacionit mbi studimet e këshillit kombëtar të Urdhrit të konsulentëve që nga ana tjetër sinjalizon: “INPS nuk ka përshtatur akoma formularët me risitë për punësimin e bashkëpunëtorëve familjarë, shpresojmë ta bëjë sa më shpejt”.

Elvio Pasca

Egi Cenolli, studentja që do të përfaqësojë shqiptarët në Komisionin e Padovas

Sigurimet Rc auto të Albsig Italia janë të rreme