in

Demokracia shqiptare me dy diktatorë/3

Zef Pllumi ka lindur në Mal të Rrencit me 7 prill 1924, që në moshë të vogël ka hyrë në kolegjin françeskan në Shkodër, duke mbaruar liceun “Illyricum” në vitin 1942 dhe studimet teologjike në vitin 1946. Në dhjetor të 1946 arrestohet bashkë me sivëllëzërit e tij dhe dënohet me burgim, duke shetitur në burgjet e Shkodrës, Bedenit dhe Maliqit. Lirohet në vitin 1949 dhe vendoset në kuvendin e Arrës së Madhe në Shkodër (1949-1958) dhe më pas në Shosh të Dukagjinit (1958-1967). Me mbylljen e kishave, në vitin 1967, dënohet me 25 vjet burg, të cilat i kalon në burgjet e Shkodrës, Spaçit, Repsit, Nartës, Ballshit, Spaçit, Ballshit, Zejmenit, Shën Vasisë (Sarandë). Lirohet me 11 prill 1989. Në dhjetor të vitit 1990 hap kishën e Shna Ndout në Tiranë. Në vitet mbas rënjës së komunizmit ka botuar këto libra: Rrno vetëm për me tregue (3 vëll., 1995-2001), Siç thonim dje (2002), Antipoezi për shekullin e njëzetë (2001), Françeskanët e mëdhaj (2001), Para njimijë vjetve (2003), Frati i Pashallarëve Bushatli të Shkodrës (2004). Ndërroi jetë më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli të Romës dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër.

Eugert Zhupa çiklisti kampion që garon me fanellën kuqezi

Përcillet në banesë të fundit Ramiz Alia